Sot protestohet në Prishtinë dhe Han të Elezit

Kosova

Sot protestohet në Prishtinë dhe Han të Elezit

Më: 1 maj 2016 Në ora: 07:46

Dita e punëtorëve kësaj here do të jetë më ndryshe në Kosovë. Pikërisht në këtë ditë një grup i të rinjve kanë planifikuar të organizojnë një marsh protestues, në Prishtinë, për gjendjen e punëtoreve në sektorin privat. Po ashtu, edhe ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar për sot një protestë.

Marshi qytetarë në Prishtinë, sipas organizatorëve ka si qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për nevojën e avokimit të të drejtave të punëtoreve.

Organizimi fillon në Sheshin "Zahir Pajaziti" në ora 12:00 të mesditës dhe përfundon me një aksion simbolik pranë rrethojave të Qeverisë së Kosovës.

Ngjarja është publikuar edhe në rrjetin social Facebook “HESHTJA KURRË NUK KA FITUAR TË DREJTA; Marsh për respektimin e të drejtave të punëtorëve.”

https://www.facebook.com/events/1055841694489780/

Ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar protestë, të dielën me 1 maj. Ata do të kërkojnë nga institucionet më të larta në vend që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të kthejë kombinatin në duar të ish-punonjësve.

Sipas njoftimit, punëtorët bashkohen te staci oni i hekurudhës në Han të Elezi, në orën 10:30, dhe vazhdojnë marshin drejt portës së Cimentorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat