Magjistri i shkencave të Historis Berat Dajaku zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA në Skënderaj

Kosova

Magjistri i shkencave të Historis Berat Dajaku zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA në Skënderaj

Më: 30 prill 2016 Në ora: 17:25

Partia FJALA sot me 30.04.2016 mbajti Kuvendin e parë zgjedhor në degën e Skënderajit, ku zgjodhi Kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 15 anëtarë.

Në ketë Kuvend në prezencën e 62 delegatët të pranishëm votuan historianin Berat Dajaku për Kryetar të Partisë FJALA - Dega në Skënderaj.

Punimet e këtij Kuvendi i udhëheqi magjistri i shkencave Vehbi Berisha. Ndërsa hapjen dhe shpalosjen e rrugëtimit të kësaj Partie dhe programit të saj, para qytetarëve të Drenasit e prezentoi modeatori psikologu Fitim Shala.

Në emër të Forumit të gruas foli Ekonomistja Hajrije Hajra, e cila tregoi se FJALA do të punoi që pozita e gruas në shoqërinë kosovare do të fuqizohet në të gjitha fushat për faktin se femra kosovare është shtyllë e shoqërisë sonë.

Kryetari i sapo zgjedhur historian Berat Dajaku fillimisht falenderoj Zotin e madhëruar pastaj delegatë për mbështetjën që ma japen besimin që ai sot të jetë Kryetar i Partis FJALA - Dega në Skënderaj.

Dajuku ndër të tjera tha se unë sod po e marr timonin e kësaj dege, por më besoni që për mua më shumë do të jetë një obligim para së të jetë previlegj, por me ndihmën e Zotit dhe të kësaj kryesie, nuk do të lejojm që qytetarin e Skënderajt ta shpiem në rrugë pa dalje.

Në fund kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve uroj zgjedhjen e Kryetarit historianin Berat Dajaku dhe kryesinë e re të Partisë FJALA në Skënderaj.

Ai deklaroj se Partia FJALA po zgjerohet cdo ditë e më shumë me kuadro të reja porfesionale dhe intelektuale. Prezenca dhe organizimi i mirë i Partisë FJALA në Skënderaj është dëshmi e qartë se qytetarët Skënderajit janë për ndryshime dhe për drejtësi. Qytetarët e Skënderajit kanë dhënë shumë për Kosovën, prandaj ata meritojnë më shumë dhe më mirë.

Është e padrejtë që vetëm disa udhëheqës të pasurohen, e pjesa dërmuese e qytetarëve të Drenicës të jetoj në varfëri dhe me mungesë të përspëktivës. Skënderaji dhe Drenica meriton më mirë dhe mëshumë, prandaj me Partinë FJALA që shtylla të sajë ka drejtësinë dhe rimëkëmbjën e ekonomisë dhe rritjen e përspektivës, Drenicëa do ta gëzoj vërtetë atë që e meriton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat