Përmbyllet pjesa teorike e KEDS Akademi

Kosova

Përmbyllet pjesa teorike e KEDS Akademi

Më: 30 prill 2016 Në ora: 13:57

Njohuritë e tyre kanë bindur profesorët nga Universiteti Bogazici, të cilët udhëhoqën me ligjëratat. Pas disa muaj ligjëratash nga fusha teorike, 45 studentët e gjeneratës së tretë të KEDS Academy, mbaruan studimet ne Universitetin Bogazici të Stambollit, ndër më prestigjiozët të Turqisë, të cilët udhëhoqën me ligjëratat.

Me një ceremoni modeste dhe në mënyrë simbolike, ata shënojnë suksesin, por edhe zgjerimin e njohurive që përfituan nga këto ligjërata dhe kjo akademi.

Profesoresha e KEDS Academy, Meltem Ozturan, tha se studentët vërtet kanë treguar nivel të lartë të njohurive, ku janë diskutuar në vazhdimësi edhe me kolegët tjerë dhe ishim të befasuar për të mirë. Ajo tha se studentët ishin gjatë gjithë kohës shumë aktivë dhe të interesuar të mësojnë sa më shumë. Sipas saj, studentët tashmë janë të përgatitur, dhe siç tha ajo këta student i sheh si liderët e së nesërmes.

Ozturan: Gjashtë kurse për studentët e universitetit dhe gjashtë kurse për nxënësit e shkollave të mesme

"Ky është një program i përbashkët që ne e kemi zhvilluar bashkë me KEDS-in, me universitetin e Prishtinës dhe Universiteti Bogazici, ne i kemi gjashtë kurse për studentët e universitet it dhe gjashtë kurse të tjera për studentët eshkollës së mesme. Ata do të përzgjidhen nëpërmjet disa procedurave të seleksionimit siç është një test i aftësive, një test i anglishtes dhe në fund ne i përzgjedhim ata. Ne jemi shumë krenar për këtë program dhe jemi të lumtur që kemi bashkëpunuar me këto organizata”, tha Ozturan.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në KEDS, Valbona Kadrijaj, tha se suksesi ka nisur që nga shpallja e konkursit dhe është bërë e mundur që të përzgjidhen më të mirët, përzgjedhje kjo që ka qenë e pa-kompromis. Sipas saj, kjo edhe u shpërblye, sepse edhe kjo gjeneratë po tregon njohuri të nivelit të lartë dhe etje të madhe për dije.

Kadrijaj: KEDS Academy është një mundësi e mirë për të rinjtë e Kosovës

“KEDS Academy është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë e Kosovës, është një program unik, i cili në vete inkorporon studentët e Universiteti t të Prishtinës dhe nxënësit e shkollave të mesme. Është një përvojë e jashtëzakonisht e mirë për mes këtij programi të rinjtë kanë mundësi me përfituar njohuri dhe shkathtësi të reja, të cilat do të ndihmojnë me lehtësi që të inkuadrohen në tregun e punës...Janë të rinj të cilët në vete përmbajnë shumë aftësi dhe vlera të cilat gjithsesi që iu hapin rrugën që të jenë liderë të së ardhmes përfshirë edhe KEDS”, tha Kadrijaj.

Studentët janë ndarë mjaft të kënaqur me ligjëratat, duke shtuar se pas tyre janë më të aftë të përballohen me shumë sfida të jetës.

Studentja Albulena Syla, tha se mësimet nga sektorë të veçantë të energjetikës dhe menaxhmentit i kanë bërë ata të jenë më entuziastë se kurrë për të ardhmen e tyre. Ata falënderojnë KEDS-in për mundësinë e dhënë.

Syla: Nga ligjëratat kam mësuar shumë

“Krejt ato ligjërata që kanë qenë, kam mësua sh umë më shumë edhe në qoftë se nuk do të mund të arrijë diçka më shumë. Unë prej këtyre ligjëratave kam mësuar shumë… më ka shty më përpara me pa që jeta ka shumë rrugëdalje dhe shumë të mira... më ka shty për me ecë përpara”, tha Syla.

Studenti Driton Kadrija tha KEDS Academy iu ka ofruar mundësinë që të ndjekin ligjërata nga profesorë të huaj, rast që nuk iu është ofruar me parë. Ai tha se kanë marrë shumë njohuri praktike, ku e sheh veten si një inxhinier i elektroteknikës në të ardhmen. Sipas tij, kanë përfituar njohuri të mëdha rreth elektroteknikës, rreth sigurisë dhe rreth shëndetit.

Kadriu: E shoh veten si një inxhinier i elektroteknikës

“Këtu në KEDS, kemi marrë shumë njohuri dhe kemi marrë një praktikë shumë të mirë që në të ardhmen e shoh veten si një inxhinier i elektroteknikës… njohuri të mëdha rreth elektroteknikës, rreth sigurisë, rreth shëndetit dhe shumë të tjera... Kemi pasur edhe mësime prej profesorëve të Turqisë prej Universitetit Bogazhiq, që kjo mundësi më herët nëpër shkolla nuk ka ndodhur me pas profesor prej Evropës apo shteteve tjera”, tha Kadrija.

Kurse, Erëza Rama falënderon profesorët e Bogazici për njohuritë që u kanë ofruar, organizimin dhe përkushtimin e stafit të KEDS-it për këtë program , por edhe mundësinë që KEDS Academy u ka ofruar për t’u njohur dhe socializuar.

Rama: Organizimi ka qenë shumë i mirë

“Jemi falënderues prej KEDS, sepse kemi mësuar shumë gjëra të reja dhe na kanë shpjeguar mënyrat më të mira që ne kemi mundur me i kuptuar… edhe organizimi ka qenë shumë i mirë”, tha Rama.

Profesoresha Ozturan ndër të tjera ka treguar për lojën e cila quhet menaxhim më i mençur i ndryshimeve furnizimit dhe kjo i ndihmon studentet të mësojnë se si ata duhet të dërgojnë nga një furnizues tek tjetri me shpenzime mi nimale, me ndikime minimale në ambient dhe me rritjen e profitit të organizatësdhe studentët mësojnë menaxhimin e ndryshimeve te furnizimit përmes lojërave.

Ozturan: Kursi për menaxhimi operativ, dhe për menaxhim të ndryshimeve të furnizimit

"Emri i kursit është menaxhimi operativ, dhe menaxhimi i ndryshimeve te furnizimit është fusha e këtij kursi menaxhimi. Ne e kemi një loje nga IBM e cila quhet Inovative dhe ne kemi një lojë e cila quhet menaxhim më i mençur i ndryshimeve furnizimit dhe kjo i ndihmon studentet të mësojnë se si ata duhet të dërgojnë nga një furnizues tek tjetri me shpenzime minimale, me ndikime minimale në ambient dhe me rritjen e profitit të organizatës dhe ata e mësojnë menaxhimin e ndryshimeve te furnizimit përmes lojërave”, tha Ozturan.

Pos njohurive individuale, ata kanë mësuar të punojnë edhe në grupe. Gjatë këtij rrugëtimi të dijes, ata kanë krijuar shumë shokë e shoqe, të cilët u japin fuqi dhe vullnet për të synuar majat e suksesit.

Pos ligjëratave, studentët e akademisë do të vazhdojnë me punën praktike në departamente të ndryshme të KEDS-it deri në përgatitjen e tyre përfundimtare për tregun e punës. Kjo do të zgjasë disa muaj tjerë, deri në ceremoninë e diplomimit që organizohet në fillim të vjeshtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat