Çfarë moti do të mbajë nesër me 1 Maj?

Kosova

Çfarë moti do të mbajë nesër me 1 Maj?

Më: 30 prill 2016 Në ora: 12:18

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se për 1 Maj moti do të jetë me vranësira.
Sipas institutit mot me diell dhe vranësira të dendura do të na shoqëroj gjatë ditës së sotme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërsa ditën e diel për 1 maj do te mbaje mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës do të jenë jostabile dhe serish do të krijohen kushtet për reshje shiu të cilat vende –vende do te jenë me intensitet mesatar Temperaturat maksimale do të jenë për 1-2 gradë Celsius me te ulëta, derisa minimalet do te jenë të ngjashme. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat