Hoti merr pjesë në Kongresin e Shkencave Sociale të Studentëve të huaj në Turqi

Kosova

Hoti merr pjesë në Kongresin e Shkencave Sociale të Studentëve të huaj në Turqi

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:57

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti mori pjesë në Kongresin e Dytë të Shkencave Sociale të Studentëve të Huaj që u mbajt në qytetin Konya të Turqisë.

Nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrisë së Turqisë për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB), Kongresi bëri bashkë përfaqësues akademik nga 51 vendeve të botës përfshi edhe Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Zëvendësministri Hoti në fjalën e tij para përfaqësuesve të pranishëm falënderoi Qeverinë Turke për shpalljen e vitit 2016 si viti i Kosovës në aspektin e investimit në arsim, kulturë, e fusha tjera relevante.

Veçmas, Hoti vlerësoi lartë mundësinë që po u jepet studentëve nga Kosova nëpërmjet bursa për ndjekje të studimeve në Turqi.

Zëvendësministri foli edhe për Kosovën dhe për mbështetjen që Turqia dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan i ka dhënë në proceset e saj më të rëndësishme.

Ai theksoi se komuniteti turk në Kosovë ka hapësirë të madhe në shoqëri dhe institucione, të drejta që mbrohen edhe me kushtetutën e vendit.

Hoti përmendi edhe ministrat turk në Qeverinë e Kosovës. Gjithashtu vlerësoi lartë hapësirën që shqiptarët e Kosovës gëzojnë në Turqi.

Zëvendësministri konfirmoi edhe njëherë gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim sidomos kur një i tillë është konkretizuar edhe më shumë nëpërmjet programit “Viti 2016, viti i Kosovës”.

Kurse, Kudret Bülbül president për turqit jashtë shtetit dhe komunitete të farefisnore gjatë fjalës së tij në Kongres tha e Turqia vazhdon të jetë një qendër trajnimi për studentët ndërkombëtarë.

Ai tregoi se krahasuar me vitin 2011 ka pasur deri në 8 mijë aplikime për bursa kurse tani ato kanë arritur deri ne 110 mijë nga shumë vende të botës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat