Veseli në Gjakovë flet për arsimin

Kosova

Veseli në Gjakovë flet për arsimin

Më: 29 prill 2016 Në ora: 18:42

I nominuari për kryetar të PDK’së, Kadri Veseli sot ka qëndruar në Gjakovë, ku edhe është takuar me strukturat e partisë. Ai në ketë takim, siç edhe ka bërë të në një postim në Facebook ka folur për arsimin dhe rëndësinë që kanë arsimtarët në jetën tonë.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Në takimin e Gjakovës, duke patur parasysh traditën e pasur të kësaj treve, fola për rëndësinë që kanë arsimtarët dhe arsimi në jetën tonë.

Populli ynë është arsimdashës dhe punëtor, ka shpirt ndërmarrësie e talente të shumta dhe për të çliruar potencialin e madh që ka dhe për të siguruar një rritje të shpejtë të ekonomisë sonë , duhet investuar më shumë në arsim e shkencë.

Për ne figura e mësuesit është veçanërisht e nderuar sepse arsimtarë tanë kanë mbajtur ndezur ndjenjën patriotike dhe dëshirën për liri e pavarsi edhe në periudhat më të vështira të historisë sonë. Ata kanë ditur që të punojnë me dashuri me rininë edhe në kushtet ekstreme të shtëpive private dhe vazhdojnë sot të përgatisin me përkushtim brezat e ardhshëm.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat