Ministri Agani kërkon trupë shtetërore për ndalimin e krimit mjedisor

Kosova

Ministri Agani kërkon trupë shtetërore për ndalimin e krimit mjedisor

Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:42

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Qendra Rajonale e Mjedisit REC - Zyra në Kosovë, në kuadër të projektit “Themis”, kanë organizuar një punëtori në Pejë me temën “Menaxhimi i burimeve natyrore dhe lufta kundër krimit mjedisor”.

Ministri i Mjedisit, Ferid Agani, tha se është e domosdoshme krijimi i një trupe shtetërore e cila do të mbikëqyrë në mënyrë sistematike zbatimin e legjislacionit në mjedis, me qëllim të ndalimit të krimit në këtë fushë.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke i ndërmarrë të gjitha masat e duhura që ta sigurojë një cilësi të re të punës ndër institucionale në këtë aspekt ku është parë në periudhën e kaluar qartë se mungesa kryesore e cila ka penguar luftimin e krijimit mjedisor, parandalimin, zbulimin e hershëm të tij ka qenë mungesa e bashkëveprimit ndërinstitucional niveli qendrorë, lokal, agjencitë administrative , prokurorisë së shtetit dhe sistemit gjyqësor të vendit”, theksoi ai.

Më tej Agani shtoi se, ministria po përkushtohet që të sigurohet themelimi i mekanizmave të duhura qeveritar që do të sigurojnë zbatimin legjislacionit në fushën e krimit mjedisor.

“Ajo që po e shoh si të domosdoshëm është të themelohet një trup shtetërore e cila do të jetë ndër institucionale në nivele të ndryshme dhe sektorëve të ndryshme e cila do të mbikëqyrë në mënyrë sistematike zbatimin e legjislacionit aktual në fushën në të cilët për fat të keq është duke u zhvilluar krimi mjedisor. Mendoj se është e domosdoshme të kemi një trupë shtetërore e cila do të ketë brenda vetës përfaqësues të institucioneve të niveleve qendrore”, pohoi ai.

Sipas tij, nga krijimi i kësaj trupe do të krijohet një mekanizëm koordinues i cili do të siguronte dy aspekte themelore të punës sonë në të ardhmen.

Agani, ndër të tjerash tregoi edhe për shqetësimet që kishin përfaqësuesit e komunave e të cilat kanë prerja ilegale e drunjve, dëmtimi i lumenjve në komunë e Pejës e kështu me radhë.

Kurse, drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit –REC zyra në Kosovë, Agron Bektashi, tha se projekti financohet nga qeveria austriake dhe përfshihen 5 shtete të Ballkanit, duke shtuar se ky projekt përfshin mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin kundër krimit mjedisor.

“Sot pse jemi këtu në këtë konferencë së bashku me ministrin Aganin me të gjithë zyrtarët e ministrisë, prokurore, polici, kryetar komuna është ta sensibilizojmë komplet opinionin edhe të institucioneve edhe të popullatës për mbrojtjen e parqeve nacionale dhe benefitet e të cilat parqet nacionale në të ardhmen do të japin në aspekt ekonomik”, u shpreh ai.

E nga ana tjetër, kryeshefi i Agjencisë së Mjedisit, Ilir Morina, tha se tash e tri vite sa është shpallur Parku Kombëtarë ka marr rrugën e mbarë në pajtim me të gjithë popullatën që jetonin në pesë komunat.

“Individë gjithkund do të ketë kundër parkut sepse ka edhe interesa personale. Parku është i të gjithëve. Ne jemi duke punuar fuqishëm që të arrijmë me një strategji 10 vjeçare që ti realizojmë shumë qëllime. Popullata ka filluar që ta kuptojë se parku është në të mirë të tyre”, theksoi Morina.

Ndërsa, Drejtori i Inspektoratit të MMPH-së, Bedri Halimi, tha se ky legjislacion aktual që është në Kosovë është i mjaftueshëm për të ndërmarrë një varg hapash nga të gjitha akterët që janë të obliguar të merren me implementimin e ligjeve.

“Problemet në Kosovë janë të natyrave të ndryshme në sferën e Mjedisit, nuk janë të ditës së sotme, janë edhe të trashëguara nja pjesë e periudhës së pas luftës dhe të gjitha këto kërkojnë një bashkërenditje të aktiviteteve që nga niveli qendrore për problemet me madhore deri në problemet e vogla të nivelit lokal.”, citoi ai.

Kurse kryetari i komunës së Pejë, Gazmend Muhaxheri, tha se duhet për ti ndarë buxhet më të madh drejtorisë së parkut duke e sanuar degradimin e saj.

“Ne si komunë jemi të deklaruar me zhvillim të Bujqësisë dhe turizmit dhe këto dyja nuk munden me u zhvilluar pa e ruajtur vlerën e natyrës. Kemi një degradim me të vrertë edhe të ujit të lumi Bistrica, besoj që masat të cilat do ti ndërmarrim në bashkëpunim me ministrinë e Planifikimit Hapësinor do të ndikojnë pozitivisht dhe ky degradim do të ndalet dhe do të fillojë rehabilitimi i lumit Bistrica”, theksoi Muhaxheri.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, tha se kur flasim për mjedisin nënkuptojmë edhe ndotjen e mjedisit degradimin e mjedisit çështjet e pyjeve të cilat kanë edhe problemin pronësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat