Ndalimi i flamurit në “Eurovizion” fyerje për shqiptarët

Kosova

Ndalimi i flamurit në “Eurovizion” fyerje për shqiptarët

Më: 29 prill 2016 Në ora: 10:55

(E plotësuar) - Vazhdimi i punimeve të seancës së djeshme sërish filloi me mungesë të deputetëve të pozitës, madje pati edhe dilema se mos iu kanë bashkuar atyre të opozitës.

Deklarimet janë rendit të ditësshfaqen reagimet e deputetëve për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, për çështjen e të pagjeturve dhe aksionin e EULEX-it, i cili është quajtur spektakël. Gjithashtu, pati reagime edhe për ndalesën e flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS-it në “Eurovizion”.

Me fillim të seancës, kryeparlamentari, Kadri Veseli, kërkoj nga shefat e grupeve parlamentare që deputetë të jenë më të rregullt gjatë mbajtjeve të seancave. Ai po ashtu duke parë se në sallë kishte numër shumë të vogël të deputetëve, shfaqi dilemën që mos ndoshta deputetët e pozitës iu janë bashkuar opozitës.

Veseli: Të rishikojë koalicioni mos deputetët iu janë bashkuar opozitës

“Ne partnerët e koalicionit duhet të rishikojmë a iu kanë bashkëngjitë opozitës gjithë këta deputet. I kemi 47 vetëm në sallë. PDK i ka 19 nga 35, LDK i ka 20 nga 33, minoritete 7 nga 10, minoritetet joserbe nga lista serbe asnjë, 2 pa grup, këta janë këtu edhe opozita nuk është këtu. Jo unë veç nuk iu numëroj në bazë të asaj çka e marrë prej administrate…a bëjmë një pauzë apo ose presim edhe 10 minuta”, tha Veseli.

Kurse, Sabri Hamiti tha se nuk ka arsye të shkohet në pushim por shefat e grupeve duhet t’i thërrasin deputetët.

Seanca vazhdoi me shqetësimin e deputetëve për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por edhe për me ndalimin e flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS-it, në garën më të madhe evropiane të muzikës, “Eurovizion”, e cila ndodhi me një rregullore të këtij manifestimi të organizuar nga Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU). Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka thënë se zgjedhjet e një shteti në shtetin tjetër është instalim i logjikës së instalimit të pushtetit të dyfishtë.

Lama është ndalur te ndalimi i flamurit të Kosovës, në “Eurovizion”, duke i bërë thirrje Kuvendit që të reagojë për këtë shkelje.

Lama: Ndalimi i flamurit fyerje për qytetarët tonë

“Klasifikimi i flamurit të shtetit të Kosovës në njërën anë me flamurin e një vendi terroristë, është fyerje e ndjenjave të milionave shqiptarëve kudo në botë. Do të duhej të ishte fyerje e ndjenjave të të gjithë evropianëve. Unë mendoj se kjo tejkalon përmasa të një gafe politike, kjo tashmë është një çështje që duhet të ngrihet para gjykatave kompetente evropiane dhe duke qenë që qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të padisin në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut. Unë nga foltorja e Kuvendit do t’i bëjë thirrje shtetasve shqiptarë që kanë shtetësi të vendeve tjera që të bëjnë një padi të tillë”, ka thënë ajo.

Deputetja Lirije Kajtazi ka kërkuar nga Qeveria të fusë në agjendën e saj të bisedimeve me Beogradin çështjen e të pagjeturve.

Kajtazi: Qeveria të fus në agjendë çështjen e të pagjeturve

“Shteti i Serbisë nuk ka hequr dorë nga politika kriminale ndaj popujve fqinjë. Është koha e fundit që vendet e botës së lirë dhe demokratike, duke filluar nga SHBA dhe BE-së si garante edhe të demokracisë t’i bëjnë me dije politikës së kriminalizuar të Beogradit se ky profil i shtetit dhe politikës së tillë nuk ka vend në mesin e familjeve evropiane...Rastin më të mirë e ka nëse fillon të tregoj se ku ndodhen njerëzit tanë të cilët padrejtësisht i ka marrë nga shtëpitë e tyre dhe iu ka humbur gjurmët. Ftojmë Qeverinë e Kosovës që në agjendën e saj të bisedimeve me Serbinë para faktorit ndërkombëtarë ta bëjë këtë temë të bisedimeve çà «shtjen e të pagjeturve në vazhdimësi sepse ajo përkon me idealin human që njëkohësisht është shtyllë e civilizimit perëndimorë”, tha Kajtazi.

Kryeparlamentari Veseli ka inkurajuar Kajtazin që këtë iniciativë të iniciojë me rezolutë për të cilën do të ketë mbështetje.

Veseli: Iniciativa juaj të bëhet rezolutë

“Ju kisha inkurajuar që të na sjellës iniciativën ta bëjmë edhe rezolutë edhe çdo ditë në qoftë se ka nevojë ta kalojmë, derisa t’i prekur në ndërgjegje. Veçanërisht partnerëve tanë Serbia duhet me bërë më shumë për arsye se shumë familjarë të të pagjeturve dhe shoqatat e tyre ka të dhëna dhe të dihet nga organet e shtetit serb se ku janë këta njerëz dhe nuk po japin informacione...Filloje iniciativën e hedhim në rezolutë në Kuvend. Të jetë një rezolutë më unike dhe të kërkojmë zyrtarisht edhe Republikës së Serbisà «, veçanërisht të hapet dialogu të cilin e kemi në Bruksel, po në të njëjtën kohë edhe partnerëve tanë ndërkombëtar për arsye se kanë informacione edhe më konkrete”, tha Veseli.

Vjosa Osmani ka reaguar për formimin e rezolutës duke thënë se në Kuvendin e Kosovës ka miratuar shumë rezoluta e që deri tani nuk kanë pasur ndonjë rezultat konkretë.

Osmani: Kemi miratuar shuam rezoluta të tilla por mbetën në sirtarë

“Ky kuvend ka miratuar edhe rezoluta të cilat kanë vënë parakusht, zgjedhjen e çështjeve të pagjeturve dhe për të vazhduar dialogu. Do të thotë ka qenë parakusht që ka kërkuar që mos të ketë më bisedime me Serbinë pa u trajtuar kjo çështje. Siç e dini nuk është respektuar në asnjë moment, as në mandatin e kaluar, as në këtë mandat. Pra, nuk ishte problemi që nuk kanë ekzistuar rezoluta të cilat kanë qenë shumë konkrete m e kërkesat e tyre por problemi është që asnjë herë nuk janë marrë parasysh nga ana e Qeverisë...Deklarimi i ministres që tani është për dialog se të dhënat për të pagjeturit të Kosovës janë në sirtarët apo arkivat e ushtrisë jugosllave. Ajo ka deklaruar në këtë kuvend se të dhënat janë aty dhe janë shumë afër për t’i marrë kjo ka para shumë vitesh dhe s’është marrë asnjë hap konkret”, tha Osmani.

Kurse, deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj u ndal te aksioni i EULEX-it për arrestimin e deputetit, Azem Syla dhe të tjerëve, duke thënë se ishte spektakël i paarsyeshëm.

Zogu: Spektakli i paarsyeshëm

“Spektakli i para dy ditëve për mua ishte sa i pa arsyeshëm po aq edhe i trishtueshëm. E them i trishtueshëm se pamjet që u panë te shtëpia e Azem Sylës, deputet i Parlamentit të Kosovës krijon përshtypje se janë duke arrestuar ndonjë kriminel ndërkombëtar, e Azem Syla asnjëherë nuk ishte i tillë, dhe asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë, përkundrazi ai luftoj për drejtësi. Por ajo çka ishte për mua edhe më e trishtueshme ishin lajmet, komentet, paragjykimet e deri te dënimi i këtyre personave ende pa i ngritur aktakuza”, tha ai.

Në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit ka kërkuar që seanca e sotme të fillojë në orën 13:15-të, ku kanë mbetur disa pika të pa përfunduar nga seanca e djeshme plenare.

Fyerja që EBU i bëri Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqetësimin e deputetëve për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por edhe për me ndalimin e flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS-it, në garën më të madhe evropiane të muzikës, “Eurovizion”, ku u tha se kjo është fyerje për qytetarët e vendit tonë.

Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka thënë se zgjedhjet e një shteti në shtetin tjetër është instalim i logjikës së instalimit të pushtetit të dyfishtë.

Ajo tha se a do të lejonte Serbia të mbahen zgjedhjet e një shteti tjetër dhe a do të lejonte OSBE.

Lama është ndalur te ndalimi i flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS-it, në garën më të madhe evropiane të muzikës, “Eurovizion”, duke i bërë thirrje Kuvendit që të reagojë për këtë shkelje.

Ndalimi i flamurit është bërë me dija në një rregullore të këtij manifestimi të organizuar nga Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU).

Derisa ka bërë me dije se cilët flamuj do të lejohen që të valëviten në publikun e sallës në Stokholm të Suedisë, ku sivjet do të mbahet festivali, rregullorja ka shkruar se brenda do të lejohen flamujt e 42 shteteve pjesëmarrëse dhe flamujt e vende të tjera që janë anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, derisa ka renditur flamujt, në mesin e të cilëve i pari është ai i Kosovës, rregullorja thotë se: “Këta flamuj janë specifikisht të ndaluar për t’u shfaqur në publik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat