Valentina Bunjaku zëvendëson Lutfi Hazirin në Gjilan?! - Reagon ashpër Luta

Kosova

Valentina Bunjaku zëvendëson Lutfi Hazirin në Gjilan?! - Reagon ashpër Luta

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:33

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme lokale, nuk do të jetë më kandidat për kryetar të Gjilanit.

Në lidhje me këtë, sipas mediave vendore bëjnë të ditur se kandidate serioze nga Lidhja Demokratike e Kosovës për t’i hyrë garës për kryetare të Gjilanit në vend të Lutfi Hazirit, është Valentina Bunjaku-Rexhepi, aktualisht kryesuese e Kuvendit Komunal.

Por për kryetarin Lutfi Haziri nuk ka asnjë emër tjetër në LDK-në e Gjilanit, pos emrit të tij.
Sipas tij, çdo emër që përmendet dhe lakohet do të largohet nga lista e mundshme e kandidimit.

“Nuk ka asnjë emër tjetër në Lidhjen Demokratike në Gjilan, pos emrit tim, unë jam kryetar i degës dhe kryetar në detyrë dhe jashtë kësaj deri në konventën e partisë nuk ka asnjë emër tjetër, kështu që çdo emër që përmendet tash dhe që lakohet, largohet nga lista e mundshme e kandidimit” , ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat