Mbahet mbledhja e 31-të e Kuvendit Komunal

Kosova

Mbahet mbledhja e 31-të e Kuvendit Komunal

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:24


Nën drejtimin e kryesuesit, Bislim Imeri dhe në prani të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe bashkëpunëtorëve të tij, është mbajtur mbledhja e 31-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, që më parë kishin qenë temë diskutimi në mbledhjen e KPF.

Lidhur me rendin e ditës, debati përfundoi ashtu që pika e 12. Plani i veprimit për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në Mitrovicë si dhe pika 2. Draft –rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave të largohen dhe të përgatiten për mbledhjen e radhës të KK. Të gjitha pikat tjera te rendit të ditës që u shqyrtuan, u aprovuan me shumicë votash.

Në këtë seancë është miratuar në parim; Propozim –vendimi për shpalljen e ankandit publik për shitjen e automjeteve në pronësi të komunës. Këshilltarët aprovuan, propozim-vendimi për plotësim dhe ndryshim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/06 – 5940/0, për themelimin e çmimit "Kadri Kadriu"; Propozim-vendimi lidhur me Kërkesën e disa banorëve përkitazi me largimin e murit të ndërtuar në Sheshin e "Lirisë", Propozim-vendimi për miratim të Dokumentit "Programi trevjeçar i banimit për vitet 2016-2019", Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në Parkun e Bizneseve”, Propozim-vendim për plotësim dhe ndryshim të Vendimit Nr 02/06 – 11482/5 për ndryshimin e planit rregullues urban Qendra”
Po ashtu, u aprovuan edhe Kërkesa e OVL-së së UÇK-së për përkrahje financiare, e cila u subvencionua me shumën prej 3500 euro ndërsa kërkesa e Gjimnazit "Frang Bardhi" për përkrahje financiare, u miratua me vlerë prej 5000 euro.

Në përfundim të seancës janë miratuar edhe pikat e fundit të rendit të ditës, Plani i veprimit për transparencën në komunë; Plani lokal i menaxhimit të mbeturinave; Informatë mbi gjendjen e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës si dhe Informata për procesin e legalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat