Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli takohet me Presidentin e Kosovës, diskuton misionin e KFOR-it

Kosova

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli takohet me Presidentin e Kosovës, diskuton misionin e KFOR-it

Më: 28 prill 2016 Në ora: 20:35

PRISHTINË, Kosovë. Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta (KFP) në Napoli, admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark Ferguson, u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar rolin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, më 28 prill, 2016.
Admirali Ferguson gjithashtu u takua me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, dhe komandantin e Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneral majorin e ushtrisë italiane, Guglielmo Luigi Miglietta.

Komandanti i KFP në Napoli ka diskutuar me presidentin dhe liderët kryesorë për veprimet e vazhdueshme të KFOR-it, si dhe përpjekjet për sigurinë dhe stabilizimin në Kosovë.

"Gjatë kohës sime si Komandant i KFP në Napoli, profesionalizmi dhe përkushtimi i personelit të Forcës së Kosovës dhe homologëve të tyre në Kosovë ka kontribuar në një operacion shumë të suksesshëm", tha admirali Ferguson. "Ky operacion i vazhdueshëm do të ketë një ndikim të qëndrueshëm në ambientin e përgjithshëm dhe atë të sigurisë në Kosovë."

Rreth 4,600 trupa të KFOR-it të udhëhequra nga NATO, të siguruara nga 31 shtete, punojnë për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat