Deçanasit “kërkojnë drejtësi” në rastin e vrasjes së Ilmi Lufaj

Kosova

Deçanasit “kërkojnë drejtësi” në rastin e vrasjes së Ilmi Lufaj

Nga: Adem Lushaj Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:13

“Kërkojmë drejtësi” ishte moto e marshimit të qindra qytetarëve të Deçanit, në shenjë reagimi ndaj vrasjes së Ilmi Lufaj, nga Strellci i Poshtëm, i cili ishte vrarë nga polici i stacionit policor të Deçanit, Shefqet Kameraj, me 18 Prill të këtij viti. Marshimit të organizuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës, anëtar i së cilës ishte edhe Ilmi Lufaj, iu janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve, të cilët bartnin në duar fotografi tashmë të vrarit, Ilmi Lufaj, si dhe pamflete në të cilat shkruhej “kërkojmë drejtësi”. Me këtë rast, as organizatorët, e as familjarët nuk kanë thënë asnjë fjalë, pasi që “heshtja” është mesazhi më i mirë për organet e drejtësisë. “Heshtja është mesazhi më i mirë për organet kompetente, ndaj mbesim me shpresën se kurrë s’do kemi nevojë të kemi marshime të tilla”, ishte shprehur Bashkim Ramosaj, i cili shpreson që organet e drejtësisë të thonë fjalën e tyre dhe të vendoset drejtësia në vend e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat