Veseli në Drenas e Podujevë premton përmirësim të qeverisjes

Kosova

Veseli në Drenas e Podujevë premton përmirësim të qeverisjes

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:06

I nominuari për kryetar të PDK’së, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Podujevë dhe Drenas. Ai në këto dy qytete është takuar me strukturat e parëtisë.

Veseli në një postim në Facebook ka treguar se në takim është diskutuar për përmirësimin e qeverisjes.

'Në takimin që pata me strukturat partiake në Podujevë dhe Drenas, theksova se qeverisja e mirë do të jetë qëllimi ynë kryesor. Qeverisja e mirë, do të arrihet nëpërmjet zbatimit të parimeve themelore të demokracisë, forcimit të sundimit të ligjit, ngritjes së transparencës dhe krijimit të një partneriteti të vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Po ashtu përmes ngritjes së standardeve të administratës publike të nivelit qendror dhe lokal duke krijuar një shërbim civil profesional, të ndershëm dhe të mirëmenaxhuar', ka shkruar Veseli.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat