​Demolli dhe Rama pritën admiralin Mark Ferguson III

Kosova

​Demolli dhe Rama pritën admiralin Mark Ferguson III

Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:30

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, kanë pritur në një takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s(KFP), në Napoli, admiralin Mark E. Ferguson III, i cili shoqërohej edhe nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglieta.

Demolli, e njoftoi atë me të arriturat dhe zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe me ekipet këshilluese ndërlidhëse të NATO-s për FSK-në (NLAT-it dhe NAT-it).

Gjithashtu ministri Demolli dhe Rama e njoftuan admiralin Ferguson për vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata njëherësh shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën dhe në veçanti për zhvillimin e proceseve në FSK-së.

Ministri Demolli po ashtu e njoftoi admiralin Ferguson lidhur me dinamiken e zhvillimeve të FSK-së drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës.

Nga ana e tij, komandanti i Komandës së Bashkuar të Forcave të Aleancës në Napoli, admirali Ferguson, vlerësoi lart zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së në përgjithësi.

Ai shtoi se siguria në Kosovës është jashtëzako nisht e mirë dhe se Kosova është një histori suksesi. Admirali Ferguson po ashtu theksoi se KFOR-i në Kosovë do t’i mbajë edhe më tej forcat e veta me kapacitet që ka, më qëllim të afrimit të sigurisë së përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat