Vdes veprimtari i çështjes kombëtare Shasivar Makolli

Kosova

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare Shasivar Makolli

Më: 28 prill 2016 Në ora: 15:21

Në moshën 66 vjeçare është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Shasivar Makollit. Ai që nga viti 1981 dhe deri në çlirimin e Kosovës, nuk u ndal së angazhuari për organizim dhe fuqizim të rezistencës kundër pushtuesve.

Pesë vite më parë Shasivar Makolli e përjetoi një sulm në zemër të cilit i përballoi por nuk mundi të përballoi infarktit të djeshëm.Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:30.

Po ua sjellim telegram ngushëllimin nga bashkatdhetarët e Makollit dërguar:

Të nderuar anëtarë të familjes Makolli,

Të nderuar bashkëpunëtorë,bashkëveprimtarë, miq e dashamirë të Shasivar Makollit

Të nderuar qytetarë,

Lajmi i dhembshëm për ndarjen nga jeta të Shasivar Makollit, na la të stepur të gjithëve,sepse nuk e pritnim që Shasivari,i cili shquhej për reflektimpozitiviteti, për vullnetin e madh që kishte,të na lërë, duke krijuar një boshllëk të madh në shoqërinë tonë, ndaj e kam shumë të vështirë të gjejë fjalë për të shprehur dhimbjen, por edhe për të përshkruar jetën e jashtëzakonshme që jetoj shoku ynë.

Shasivar Makolli u lind më 10 Gusht 1950 në Herticë. Ai krahas shkollimit u brymos me ide çlirimtare dhe me urrejtje për okupatorin ngase ishte rritur sëdëgjuari për mënyrën e ekzekutimit mizortë gjyshit të tij dhe të shqiptarëve të tjerë, nga okupatorët serbënë trevat e Llapit dhe Gollukut. Shtëpia e Makollëve nuk u qetësua asnjëherë përderisa Azemi vëllai i Shasivarit nuk e shtriu për dhe kriminelin çetnik,që i kishte vrarë gjyshin dhe shumë shqiptarë të tjerë në Orllan.

Në këto rrethana u rrit dhe edukua Shasivari, i cili ndonëse shumë i ri mori pjesë aktive në demonstratat e vitit 1968.

Sa mbaroi shkollimin e mesëm në Prishtinë Ai u punësua në Kombinatin e Obiliqit në Bardh të Madh.

Ishte ndër organizatorët e punëtorëve të mihjeve sipërfaqësore dhe të punëtorëvetë Obiliqit për të marrë pjesë në demonstratat e pranverës së vitit 1981. Në këto demonstrata Shasivari kishte rol shumë aktiv. Në demonstrata do të plagoset dhe më vonë do të arrestohet vëllai i tij Fahriu. Kjo do të ndikoi edhe më shumë tek Shasivari që të shtoj urrejtjen për okupatorët dhe pasionin për luftën dhe për lirinë.

Nga kjo kohë Shasivari kurrë nuk u ndal së angazhuari për organizim dhe fuqizim të rezistencës kundër pushtuesve. Ai ngërtheu në vete një përvojë të jashtëzakonshme organizative vepruese dhe politike.

Nga viti 1988 Shasivari do të jetë anëtarë aktiv në Lëvizjen Popullore të Kosovës, kurse shtëpia e tij u shndërrua në një ndër bazat kryesore të Lëvizjes klandestine në Kodër të Trimave.

Në vitin 1992 Shasivari kishte punuar veçanërisht në sigurimin e pajisjeve ushtarake ngase kishte dëgjuar se pas sulmit në familjen Jashari në Prekaz në fund të vitit 1991,në Prishtinë do të sulmohet familjaMakolli,ndaj ai siguroi armatimepër shumicën e burrave të familjes, të cilat armë u përdorën në b etaja me okupatorët gjatë luftës çlirimtare.

Me krijimin e bërthamave të para të UÇK Shasivari do të jetë përkrah djemve dhe vajzave që kishin vendosur të rrokin armët për të luftuar larinë e atdheut.

Pas vdekjes së Ahmet Haxhiut në korrik të vitit 1994, Shasivari gjithmonë dhe në çdo rrethanë do të gjindetpërkrah simbolit të rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçit.

Edhe gjatë luftës kudo në Kosovë ishte pranë Adem Demaçit,kurse kur kishte kohë edhe në fronte të luftës përkrah ushtarëve të lirisë.

Pas luftës çlirimtare deri në pension punoi në mihjen sipërfaqësore në Bardh të Madh ku kontribuoi për konsolidimin e ndërmarrjes pas plaçkitjes dhe dëmtimit që i kishin bërë pushtuesit. Kurse asnjëherë nuk iu nda Adem Demaçit, por edhe shokëve të tjerë me të cilët shpesh evokuonte kujtimet nga koha e rezistencës dhe luftës.

Ai mbeti shumë i afërt dhe i dashur me shokët dhe miqtë e sh umtë që i kishte.Pesë vite më parë e përjetoi një sulm në zemër të cilit i përballoi por nuk mundi të përballoi infarktit të djeshëm i cili dhembshëm e ndau nga ne.

Ne shokët e Shasivarit, e ndajmë dhembjen me familjen Makolli dhe gjithmonë do ta kujtojmë me respekt, krenari dhe përulje shokun tonë Shasivar Makolli.

Ne do të jetojmë me kujtimin për të dhe do të jemi krenarë që patëm fatin të kemi një shok si Shasivari.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Lavdi jetës dhe emrit të Shasivar Makollit .

28.04.2016

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat