Haziri i ofron mbështetje organizatës Down Syndrome Kosova

Kosova

Haziri i ofron mbështetje organizatës Down Syndrome Kosova

Më: 28 prill 2016 Në ora: 14:57

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka takuar sot një delegacion të organizatës Down Syndrome Kosova i udhëhequr nga drejtoresha Sebahate Beqiri.

Haziri përmes një postimit në profilin e tij në Facebook i ka ofruar bashkëpunim për gjetjen e lokacionit për të ushtruar veprimtarinë e tyre.

“Sot pata një takim me një delegacion të organizatës Down Syndrome Kosova, në krye me drejtoreshën Sebahate Beqiri. I ofrova bashkëpunimin maksimal kësaj organizate lidhur me gjetjen e lokacionit për të ushtruar veprimtarinë e tyre, në mënyrë që t’u dilet në ndihmë personave të kësaj kategorie të shoqërisë”, ka shkruar Haziri në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat