Mustafa: Vizat, çështje javësh

Kosova

Mustafa: Vizat, çështje javësh

Më: 27 prill 2016 Në ora: 22:56

Takimin me presidentin e Komisonit Evropian, Jean Claude-Juncker dhe me përfaqësuesn e lartë të BE-së, Frederica Mogherini kryeministri i Kosovës i konsideron të rëndësishëm, duke shtuar se është çështje javësh që kosovarët të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian.

I pyetur se a është çështje javës apo ditësh liberalizimi i vizave për Kosovën, Mustafa për transmetuesin publik u përgjigj duke thënë “mendoj se është çështje javësh që të vendoset lidhur me këtë. Kam besim të plotë në institucionet e BE-së se ato në mënyrë të drejtë do të vendosin për këtë proces.”

Sipas Mustafës, institucionet e BE-së do të marrin parasysh atë që është arritur në Kosovë.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë takimeve me krerët e BE-së është vlerësuar se në Kosovë është arritur progres i madh.

Mustafa ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e shtruara nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat