Funksionalizohen E-Kioskat

Kosova

Funksionalizohen E-Kioskat

Më: 27 prill 2016 Në ora: 18:05

Funksionalizohen E-Kioskat
Komuna e Mitrovicës nga sot funksionalizon E-kioskat për shërbim me dokumente të gjendjes civile.

Qytetarët e Mitrovicës, përveç certifikatave të gjendjes civile do të kenë edhe mundësinë e parashtrimit të kërkesave dhe ankesave për drejtoritë e ndryshme dhe nxjerrjen e gjendjes së tatimit në pronë–si shërbim që implementohet për herë të parë në Republikën e Kosovës.
Kryetari i komunës.

Agim Bahtiri tha po e realizojmë edhe një projekt të premtuar më parë me të cilin po i përmbushim të gjitha kriteret për të krijuar një administratë moderne, duke filluar prej aplikimeve online, dhe regjistrit online të procedurave administrative. Ky është një investim shumë i rëndësishëm i komunës, që shkon drejtpërdrejtë në dobi të qytetarëve.
“Qytetarët e Komunës së Mitrovicës nuk do të presin më në radhë për t’u shërbyer me dokumentacionin e theksuar më sipër e as nuk do të jenë nën presionin e kohës” shtoi Bahtiri.

Një kioskë do të vendoset para ndërtesës së komunës, një në shëtitoren kryesore të qytetit përballë shtatores të Heroit Mehë Uka dhe e treta në stacionin kryesor të autobusëve.

Kioskat duhet jenë të pajisura me kamera digjitale dhe të kenë të instaluar sistemin e sigurisë maksimale për mbajtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat