Veseli: Diaspora të shërbejë si motor i zhvillimit në Kosovë

Kosova

Veseli: Diaspora të shërbejë si motor i zhvillimit në Kosovë

Më: 27 prill 2016 Në ora: 17:41

Kandidati për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli ka takuar struktura e kësaj partie në Gjilan.

Veseli ka bërë të ditur se më takimin e Gjilanit ka folur në mënyrë të detajuar për rolin e diasporës, duke qenë se ky rajon njihet për emigracion të lartë.

“Ne i jemi mirënjohës mërgatës për kontributin vendimtar në të kaluarën por unë besoj se ajo mund të luaj një rol të rëndësishëm edhe në të ardhmen e vendit. Diaspora mund të shërbejë si motor i zhvillimit dhe hapjes së vendeve të punës në duke sjellë investime, duke shtuar eksportet nëpërmjet konsumit të prodhimeve, duke u përpjekur për kthimin e trurit si dhe duke nxitur turizmit patriotik në Kosovë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat