Banorët e Brodit largojnë mbeturinat nga fshati (Foto)

Kosova

Banorët e Brodit largojnë mbeturinat nga fshati (Foto)

Më: 27 prill 2016 Në ora: 17:20

Vullnetarë të Iniciativës "Ta pastrojmë Kosovën" në bashkëpunim me banorët e fshatit Brod në komunën e Shtërpcës, kanë realizuar sot dy aksione pastrimi, të cilat kanë rezultuar me largimin e mbeturinave nga dy lokacione të ndryshme të këtij fshati.

Nga aksionet janë larguar në dy deponi, njëra në afërsi të shkollës fillore të këtij fshati, ndërsa tjetra në lagjen "Emerllahaj".

Nxënësit e shkollësdhe banorët e fshatit, të cilët e kanë përkrahur aksionin, janë ndarë të kënaqur. Ata janë zotuar se nuk do të hedhin më mbeturina, por do të kujdesën për pjesët e gjelbëruara të fshatit.

Njëri nga pjesëmarrësit, Shkodran Ymeri tha për KosovaPress se i janë bashkuar iniciativës për eliminimin e mbeturinave, për të cilat thotë se nuk do t’i hedhin më.

Ymeri: Nuk do të hedhim më mbeturina

“Po heqim disa sasi të mbeturinave, bashkë me shokë e shoqe. Jemi edhe me iniciativën që po na përkrahin neve dhe shpresojse nuk do të përsërisin më këtë gjë...Do të marrim pjesë në të gjitha që të heqim mbeturina dhe nuk do të gjuajmë më mbeturina”, tha Ymeri.

Në këtë aksion ndihmuan aktivistë të Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, të cilët janë ndarë të kënaqur me mobilizimin e banorëve të këtij fshati për të dalë në aksionin e sotëm dhe zotimin e tyre për të mos hedhur më mbeturina.

Besnik Shabiu nga Iniciativa "Ta pastrojmë Kosovën" , tha për KosovaPress se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej. Ai u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të organizohen jo vetëm për pjesëmarrje në aksione, por edhe për mirëmbajtjen e vendeve që pastrohen.

Shabiu: Bukuritë e fshatit Brod nuk duhet ta humbin hijeshinë për shkak të mbeturinave

“Siç po shihet në fshatin Brod, na janë bashkuar banorët e fshatit, po ashtu edhe nxënësit e shkollës fillore. Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën pas aktivitetit të suksesshëm të 22 prillit po vazhdon me aktivitetet e saj dhe po mundohet që qël limet e saja t’i konkretizojë me punë. siç po e shohim këtu, fshati Brod posedon bukuri shumë të mira natyrore, pamje piktoreske, por fatkeqësisht deponitë dhe mbeturinat po ia humbin pak këtë pamje dhe ne si Iniciativë, si vullnetarë kemi marrë këtë obligim dhe po mundohemi sado pak këtyre pamjeve t’u kthejmë hijeshinë e tyre. Iniciativa jonë nuk do të ndalet dhe do të vazhdojmë me aktivitete tona derisa ta arrijmë qëllimin tonë”, tha Shabiu.

Anëtari i ekipit të Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Valton Karaxhiu, bëri të ditur se fshati Brod do të jetë cak i aksioneve të 24 majit.

Karaxhiu tha se pjesëmarrja e afër 80 vullnetarëve dhe nxënësve tregon për gatishmërinë dhe mobilizimin e banorëve për eliminimin e deponive të mbeturinave nga ky fshat.

Karaxhiu: Pjesëmarrja e qytetarëve është garanci për ambient të pastër

“Sot ini ciativa ta pastrojmë Kosovën ka bërë pastrimin e dy deponive në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 80 vullnetarë, kryesisht nxënësit e shkollës. Ne do të vazhdojmë me aksione të tjera, dhe i ftojmë banorët e fshatit të na bashkohen me 24 maj kur e kemi aksionin e përgjithshëm në të gjithë Kosovën. Mendoj se problemi do të vazhdojë deri sa banorët nuk do të ndalën së hedhuri mbeturina vend e pa vend. Por i ftojmë, kjo nuk është lutje por është ftesë që ata të respektojnë rregullat e mjedisit dhe të mbajnë të pastër ambientin ku jetojnë. Kompanitë pastruese mund të kryejnë punën e tyre, mirëpo pa pjesëmarrjen e tyre problemi i mbeturinave do të mbetet vjet për vjet. Kështu që i ftojmë t’i respektojnë këto rregulla”, tha Karaxhiu.

Karaxhiu më tej tha se aksioni i sotëm ishte shumë shpresëdhënës sepse ka rritje të pjesëmarrësve, të cilët i janë bashkuar iniciativës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat