Opozita mobilizon qytetarët e Gjilanit për protestat e 17 Shkurtit

Kosova

Opozita mobilizon qytetarët e Gjilanit për protestat e 17 Shkurtit

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 20:28

Opozita e bashkuar gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubimin mobilizues të qytetarëve për protestën e 17 shkurtit, këtë radhë në komunën e Gjilanit.

Në tubim folën Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, Besa Baftiu e ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Ahmet Isufi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kanë mbetur edhe 3 ditë nga protesta e 17 shkurtit e thirrur nga Opozita e bashkuar për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë e cila ka nënshkruar dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kanë dal të jenë jashtë frymës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat