PD-ja në Obiliq, turnir futbolli për ndër të Festës së Pavarësisë

Kosova

PD-ja në Obiliq, turnir futbolli për ndër të Festës së Pavarësisë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 19:04

Me moton “Festo duke u argëtuar”, Partia e Drejtësisë, dega në Obiliq, për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës, ka organizuar turnir në futsall, ku morën pjesë 12 ekipe nga kjo komunë.

Kryetari i PD-së në Obiliq, Xhelal Krasniqi, tha se qëllimi i organizimit të këtij turniri është të bashkohen të rinjtë e mbarë komunës për të festuar dhe argëtuar njëkohësisht.

Ai tha se të rinjtë e Obiliqit kanë talent në sport, ndërsa kërkoi nga institucionet lokale të bëjnë më shumë për të krijuar hapësira sportive.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Fidan Mustafa, i cili edhe ndau trofeun për fituesin e turnirit.

Mustafa tha se 17 Shkurti është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të ndodhura pas luftë në Kosovë, andaj apeloi tek të gjithë qytetarët e vendit që të përkujtojnë këtë datë me rëndësi mbarëkombëtare dhe të festojnë dinjitetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat