Limaj në Lipjan kërkon mobilizim sa më të madh për protestën e 17 shkurtit

Kosova

Limaj në Lipjan kërkon mobilizim sa më të madh për protestën e 17 shkurtit

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 18:13

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur takim me strukturat e saj në Lipjan, bëhet e ditur në një njoftim të kësaj partie.

Po sipas njoftimit, në këtë takimi kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur rreth situatës aktuale politike në vend, e në veçanti për protestën e opozitës që do të mbahet këtë të mërkurë, më 17 shkurt në Prishtinë.

“Kryetari Limaj ka kërkuar nga strukturat e NISMA-s në Lipjan që të mobilizohen sa më shumë për këtë protestë, në të cilën do të kërkohet dorëheqja e koalicionit qeverisës që po refuzon të jep përgjegjësi për shkeljen që i ka bërë Kushtetutës së vendin, me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, atë me Serbinë dhe marrëveshjen tjetër me Malin e Zi”.

“Kryetari Limaj gjithashtu ka kërkuar nga strukturat në Lipjan që ditën e protestës sa më shumë të bashkëpunojnë me organet e rendit, me qëllim që mbarëvajtja e protestës të jetë sa më paqësore dhe dinjitoze, e po ashtu ka kërkuar që të distancohen nga çdo akt i mundshëm dhune që mund të vijë nga persona që dëshirojnë ta prishin imazhin e mirë të protestës më 17 shkurt”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat