Deputetët e opozitës dalin nesër para gjyqit

Kosova

Deputetët e opozitës dalin nesër para gjyqit

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:30

Deputetët e opozitës të cilët akuzohen për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Për nesër në orën 9 të mëngjesit është planifikuar të mbahet seanca e radhës ndaj deputetëve të opozitës ku avokatët mbrojtës do të paraqesin kundërshtimet e tyre ndaj aktakuzës.

Prokuroria akuzon deputetët e opozitës për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa seanca fillestare lidhur me këtë rast ishte mbajtur më 6 janar të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat