Abrashi fton të rinjtë në Panairin e Punës: Është mundësi e mirë për punësim

Kosova

Abrashi fton të rinjtë në Panairin e Punës: Është mundësi e mirë për punësim

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 14:26

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i ka ftuar të rinjtë që të marrin pjesë nesër në panairin e punës që organizohet nga kjo ministri.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se panairi ka për qëllim të shpalos qindra oferta për punësim duke treguar se është një mundësi e mirë për të rinjtë.

Ky është postimi i Abrashit në Facebook:

Bashkëqytetarë të nderuar, punëkërkues, me rastin e ditës unike, ditë festive dhe krenarie për të gjithë ne, Ditën e 8 Vjetorit të Pavarsisë, nesër, bashkë me Oden Amerikane, Oden Ekonomike dhe Oden Gjermane, organizojmë Panairin e Punësimit.

Panairi ka për qëllim të shpalosë qindra oferta punësimi, trajnimi dhe praktike, brenda dhe jashtë Kosovës. Këtë do ta bëjnë bizneset e mëdha dhe të vogla, anëtare të Odave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat