Marshojnë kundër dhunës ndaj gruas

Kosova

Marshojnë kundër dhunës ndaj gruas

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 14:23

Me marshim dhe vallëzim nëpër sheshet e Prishtinës, edhe vendi jonë iu bashkua iniciativës globale që ka për qëllim të bëjë ngritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj grave.

Marshimi u organizuara nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis dhe Girls Coding Kosova. Adelina Berisha, hulumtuese nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe kordinatore për avokim tha seështë viti i katërt që po e bëjnë këtë organizim me qëllim të vetëdijesimit kundër dhunës ndaj grave.

Sipas saj, rrjeti grave vitin e kaluar ka organizuar hulumtime për dhunën në familje dhe për ngacmimet seksuale, ku si rezultat 68% e grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë, ndërsa 48% kanë qenë viktima më ngacmime seksuale.

“Ky është viti i katërt që po organizohet “ Një Miliardë në këmbë”, është një iniciativë globale e cila organizohet në të gjithë botën dhe ka për qëllim të bëjë ngritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj grave. Statistik at botërore tregojnë se çdo e treta grua është viktimë e dhunës në familje, në këtë situatë jemi edhe ne në Kosovë. Rrjeti i Grupeve të Grave ka organizuar hulumtime vitin e kaluar për dhunën në familje dhe për ngacmimet seksuale, ku rezultatet kanë treguar që 68% e grave në Kosovë kanë qenë gjatë jetës së tyre,në ndonjë formë kanë përjetuar dhunë në familje, ndërsa mbi 48% kanë qenë viktima të ngacmimit seksual”,thaBerisha.

Ajo kujton se dhuna është mjaftë e shprehur ndaj grave në Kosovë, shtrirja është e njëjtë me statistikat globale, çdo e treta grua në Kosovë ka përjetuar ndonjë formë të dhunës ndaj saj apo dhunës në bazë gjinore.

Berisha gjithashtu bëri të ditur seKosova ka një infrastrukturmjaftë të mirë e cila ju ofron ndihmë viktimave të dhunës në familje.

“Sa i përket dhunës në familje, Kosova e ka një infrastrukturë mjaftë të mirë, e cila ju ofron ndihmëviktimave të dhunës në familje, mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh që ka hapësirë edhe për përmirësime. Kosova ende jeton në një shoqëri patriarkale, ku gratë shumë pak gëzojnë të drejtat e tyre, për këtë arsye edhe qëndrojnë në ambient ku ndaj tyre ushtrohet dhunë”,tha ajo.

Në fund, përfaqësueset e Rrjetit të Grupeve të Grave në Kosovë, thanë se duhet të kenë parasysh institucionet e Kosovës, se kur vjen rasti tek aspekti ligjor të qojnë drejtësinë deri në fund, ta dënojnë dhunuesin, të ia ofrojnë viktimës të gjitha të drejtat të cilat asaj i garantohen me ligj, si dhe të punohet më shumë në ri integrim dhe rehabilitim të tyre.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat