PD për vdekjen e Ilaz Kurteshit: Kosova humbi një veprimtar të devotshëm

Kosova

PD për vdekjen e Ilaz Kurteshit: Kosova humbi një veprimtar të devotshëm

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:36

Partia e Drejtësisë dhe lideri i saj, Ferid Agani, me rastin e vdekjes së Ilaz Kurteshit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së tij, por edhe mbarë popullit shqiptar, duke vlerësuar lart punën dhe veprën e të ndjerit, si njeri që vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Ilaz Kurteshi gjatë gjithë jetës së tij u angazhua për themelimin e institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës. Po ashtu i ndjeri Kurteshi, do të kujtohet brez pas brezi, për kontributin e tij edhe në themelimin e institucioneve kulturore dhe shkencore”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të PD-së.

PD vlerëson se Kosova sot mbeti pa një veprimtar të shquar dhe të devotshëm, që nuk kurseu asgjë nga jeta e tij për të jetësuar lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat