Deputeti i NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se votimi i liderit të PDK’së për President e falimenton Shtetin e Kosovës.
Berisha, i cili e pa pasur Thaçin Shef dhe për të cilin ka punuar gjatë, ka thënë se shkolla qeverisëse në Kosovës e ka degraduar shëndetësinë e arsimin.
“Zgjedhja e presidentit, nuk është zgjidhja e problemeve të cilat i potencova, por në këto rrethana është falimentim total i shtetit për interes të individit, individ i cili për mision shihet që ka bërjen e Kosovës shtet jo funksional”, shkruan Berisha.
Ky është reagimi i Zafir Berishës:
Niveli i pa përgjegjësisë që ka përfshirë të gjitha instancat e shtetit në jetën publike po e thellon edhe më tepër krizën morale e cila është si rezultat i krizës ekonomike.
Gjenda e mjerueshme në administratë, shëndetësi, arsim dhe në çdo dikaster tjetër vjen si rezultat i një shkolle të pa përgjegjshme politike, e cila është instaluar tash e sa vite në Kosovë, shkollë e cila e ka sjellë vendin në prag të falimentimit dhe ka zhytur qytetarin në një krizë morale me pasoja afatgjate për të ardhmen.
Zgjedhja e presidentit, nuk është zgjidhja e problemeve të cilat i potencova, por në këto rrethana është falimentim total i shtetit për interes të individit, individ i cili për mision shihet që ka bërjen e Kosovës shtet jo funksional.