Lutfi Haziri kërkon përfshirjen e Opozitës në vendimmarrje

Kosova

Lutfi Haziri kërkon përfshirjen e Opozitës në vendimmarrje

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 18:54

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili kohëve të fundit ka shmangur paraqitjet e tij me Isa Mustafën, ka kërkuar përfshirjen e partive opozitare në vendimmarrje.

Veç kësaj, ai ka thënë se është koha t’i kthehemi Shtetit e jo partive politike.

“Si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, më bënë nderë përmbushja e vullnetit të popullit për Liri, Pavarësi e Demokraci. Por, Republika jonë 8-vjeçare, po lëngon nga mos arritja e shtetndërtimit, mos shtrirja e sovranitetit në tërë territorit e Republikës, vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës Lindore nga padrejtësia, diskriminimi dhe të drejtat politike e etnike të mohuara atje, integrimi i opozitës në vendimmarrje e gjithëpërfshirje…Koha e fundit t’i kthehemi shtetit e jo partive, në emër të Familjes, Shtetit e Zotit! Lutfi Haziri”, shkruan Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat