PDK: Svarqa largon nga puna veteranë të UÇK-së, punëson militantë partiakë

Kosova

PDK: Svarqa largon nga puna veteranë të UÇK-së, punëson militantë partiakë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:13

Departamenti i administratës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj të shtunën ka mbajtur një konferencë për media me temën “Metastaza e së keqes në komunën e Ferizajt”.

Gjatë kësaj konference u kritikua ashpër qeverisja e kryetarit të këtij qyteti Muharrem Svarqa, e cila, sipas drejtorit të administratës së PDK në Ferizaj, Selim Marevci, ka ndikuar shumë keq në mirëqenien dhe jetën e ferizajasve.

Ndryshe, në konferencë u tha se ardhja e Muharrem Svarqës në krye të Ferizajt ka filluar me largime nga puna të njerëzve që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marevci akuzoi Svarqen që po punësojnë militantë dhe klientelë të partisë.

Veç të tjerash Marevci kërkoi një qeverisej më të mirë ku nuk do të ketë shkelje ditore të ligjeve, të cilat tha se po i bënë i pari i Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat