Mustafa: Presidenti zgjedhet në këtë muaj, datën e cakton kryesia (Video)

Kosova

Mustafa: Presidenti zgjedhet në këtë muaj, datën e cakton kryesia (Video)

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 12:43

(E plotesuar) - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se koalicioni qeverisës do të përpiqet që presidenti i ri të zgjidhet gjatë këtij muaji por data nuk është caktuar, pasi ajo caktohet me agjendën e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai këto komente i bëri pas një takimi me të rinjët të cilëve u premtoi se do të angazhohet në avancimin e tyre.

Mustafa: Do të përfundoj gjatë muajit shkurt, data nuk është caktuar

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ju e dini se afati është që këtë punë ta kryejnë gjatë muajit të ardhshëm ne do të bëjmë përpjekje që kjo të kryhet gjatë shkurtit por data nuk është përcaktuar, data do të përcaktohet me agjendën e kryesisë së Kuvendit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se brenda LDK-së ka pjekuri shtetërore, politike dhe institucionale, dhe asnjë deputeti nuk do t’i rekomandojë se si do të votojë.

Mustafa: Nuk përzihem te deputetët

“Për mua do të ishte një veprim shumë i ulët që unë t’i them bëje këtë ose mos e bë, kjo se deputeti është personalitet që ka përgjegjësi të veçantë ndaj qytetarëve dhe është i o bliguar ta thotë mendimin e vet”, tha Mustafa.

Lidhur me takimet që ka filluar Mustafa me përfaqësues të ndryshëm të sindikatave dhe kompanive, Mustfa ka mohuar se po kërkon që ata të mos i bashkohen protestës së opozitës.

Mustafa: Askush nuk ka thënë se problemet zgjidhen me gurë e gaz

“Unë kam pasur takime me veteran, me sindikata edhe më sindikata të arsimit në mënyrë që të shoh se si është disponoi i tyre, kam pasur takime edhe me sindikatë dhe udhëheqësi të Trepçës dhe të KEK-ut dhe më shoqërinë civile, sepse si kryeministër dua ta di se çka mendojnë ata për gjendjen aktuale dhe si ata sugjerojnë që këto problem të zgjidhen.As një prej tyre nuk ka thënë se problemet duhet të zgjidhen me gurë, me gaz, me molotov. Por kanë thënë se problemet duhet të zgjidhen në institucionet e Republikës së Kosovës. Ky shtet që dikujt i duket i mirë, dikujt jo edhe aq i mirë, por ne shtet tjetër nuk ke mi vend tjetër, s’kemi dhe këtë duhet ta ndërtojmë dhe jo ta rrënojmë, duhet ta ndërtojmë një konkurrencë edhe politike, të dijes dhe demokratike”, tha ai.

Mustafa u ndal edhe te takimi me ambasadorët, duke thënë se nuk ka ndërhyrje nga ta por ka partneritet.

Mustafa: Askush nuk ka ndërhyrë

“Kemi thënë se as njëri prej tyre nuk ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo në mënyrë tjetër për çështjet të cilat ne i kemi si çështje të nxehtë që ne duhet t’i zgjidhim vet, pa pretendime shumë të mëdha sepse gjërat nuk mund të bëhen me dhunë. Gjërat duhet të bëhen në institucione apo zgjidhjet duhet të bëhen në institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Sipas tij, Kosova duhet të punojë me partnerët, me ShBA-së dhe BE-së, për proceset tona integruese dhe euro-atlantike, si dhe për ndërtimin e demokracisë në vend.

​Mustafa: Presidenti zgjidhet në shkurt, por nuk është caktuar data

Presidenti i vendit do të zgjidhet në muajin shkurt, mirëpo ende nuk është caktuar data konkrete. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mistafa pas një takimi që pati me përfaqësues të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor.

Kryeministri Mustafa, gjithashtu tha se në këtë takim u bisedua për problemet me të cilat përballen të rinjët në fushën e shkollimit, punësimit dhe në fusha të tjera. Sipas tij, këto takime si ky me këtë këshill nuk janë për të bindur që mos ta dalin në protesta të organizuara nga opozita.

Ndërsa, Vesa Ibrahimi nga KQVR, tha se gjatë takimit me kryeministrin është kërkuar që të ndihmohen të rinjët edhe në fushën e praktikës profesionale, si dhe të bëhet e mundur që buxheti për këshillat e rinjë lokal të mos jetë vetëm katër ose gjashtë muaj, por për një periudhë më të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat