Pacolli: Vështirë të anëtarësohemi në Kartonin e Gjelbër Evropian

Kosova

Pacolli: Vështirë të anëtarësohemi në Kartonin e Gjelbër Evropian

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:10

As këtë vit bashkatdhetarët tanë që udhëtojnë me automjete me targa evropiane do të paguajnë taksën e sigurimit kufitarë për të hyrë në Kosovë. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacollinka thënë se Kosova për shkak që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, as këtë vit nuk mund të jetë anëtare me të drejta të plota në Kartonin e Gjelbër Evropian.

Ai tha se Kosova ka mundësi që të shfrytëzojë kartonin e gjelbër të shtetit austriak. Për këtë ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të jetë më aktive në mënyrë që të arrijë një marrëveshje me Austrinë.

Pacolli: Qeveria të zhvilloj biseda me shtetet si Austria për shfrytëzim të Kartonit të Gjelbër

“Nëse Qeveria është serioze dhe fillon kontaktet në këtë rast me Qeverinë e Austrisë, mund të vije deri tek kartoni i gjelbër që Kosova të kaloj përmes Austrisë. Nëse Qeveria nuk është shumë aktive dhe shkon më ngadalë mund të mbeten edhe këtë vit qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët pa kartonë të gjelbër dhe bashkatdhetarët të paguajnë në kufij. Nuk varet nga Byro Kosovare e Sigurimit…Kryetari i Byrosë Evropiane, sekretari i përgjithshëm edhe disa byro kanë ardhur dhe kemi pasur takim shumë të frytshëm. Ata janë të gatshëm ata që me i ndihmuar Byrosë Kosovare të Sigurimit. Por problemi qëndron që nuk jemi në Kombe të Bashkuara është e vërtet. Unë mendoj që Qeveria duhet të bëjë një zgjidhje me një shtet siç është Austria, ndoshta dhe të kemi të drejtën e shitjes”, tha Pacolli.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes me Serbinë për qarkullimin e automjeteve, ai shprehet i shqetësuar pasi thotë se pala serbe nuk po e respektojnë marrëveshjen dhe po i detyron qytetarët e Kosovës që t’i heqin targat me RKS duke i zëvendësuar me ato “Proba”.

Pacolli: Serbia nuk po e respekton marrëveshjen për targa

“Ajo çka më shqetëson mua është se qytetarët e Kosovës nuk trajtohen në mënyrë reciproke duhet të paguaj në çdo tre muaj diku 2 deri në 3 euro dhe duhet t’i vendosin targat “Proba” këta që janë më RKS dhe kjo është e padrej të”, tha Pacolli.
Vitin e kaluar Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, gjatë një raportimi në Komisionin për Buxhet dhe Financa kishte shprehë shqetësimin se ka pasur lobime për mos anëtarësim të Kosovës në Kartonin e Gjelbër Evropian. Ai po ashtu kishte thënë ka disa ide se Byroja Evropiane e Kartonit të Gjelbër mund ta hap një zyrë që të mundëson shitjen e kartonit të gjelbër në Kosovë e cila qytetarëve të Kosovës iu mundëson që të lëvizin në vende të tjera në vende anëtare të Kartonit të Gjelbër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat