Veseli: Kosova do ta ketë presidentin shumë shpejt

Kosova

Veseli: Kosova do ta ketë presidentin shumë shpejt

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 20:52

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova do ta ketë shumë shpejt presidentin, duke mos dhënë datë të saktë.

Ai ka thënë për RTK-në se pozita e presidentit nuk do të mbetet bosh, por do të veprohet në bazë të Kushtetutës.

“Ditën e seancës do ta shohim kur koalicioni qeveritar do t’i sjell nënshkrimet, nëse do të kemi seancë të jashtëzakonshme, ose seancë normale. Kosova do ta ketë presidentin e vet, pavarësia ka përfunduar dhe do të jetë e përjetshme, por edhe presidenti do të jetë shumë meritor”, ka thënë Vesli për RTK.

Veseli, ka thënë se gjatë takimit me ambasadorët ka marrë këshilla për të qenë të qetë dhe t’i zgjidhnin problemet përmes institucioneve dhe jo rrugës.

Ai në RTK ka thënë se shqetësimi i tyre kryesor është sjellja e opozitës në rrugë dhe anashkalimi i institucioneve.

“Ajo çfarë është në traditën tonë, është këshilla, të kemi durim, të kemi maturi dhe të respektohen Kushtetuta e Kosovës. Asgjë nuk ka ndodhur e zbuluar në moment. Kemi një proces së zgjedhjes së presidentit.

Rregullat e demokracisë janë këto, ka pozitë dhe opozitë. Neve na bashkon interesi i vendit. Edhe kur është aprovuar Kushtetuta, është aprovuar prej shumicës, me përjashtim të Vetëvendosjes.

E thash edhe një herë, qetësi dhe maturi, por në të njëjtën kohë vendosmëri që zgjidhja të bëhet vetëm në Institucione. Ajo që është shqetësuese dhe për ta është rrugëtimi jashtë institucioneve është e pa pranueshme për të gjithë këta partner”, ka thënë Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat