Kadaj-Bujupi i përgjigjet ambasadorit amerikan

Kosova

Kadaj-Bujupi i përgjigjet ambasadorit amerikan

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:57

Shefja e Grupit Parlamentar nga AAK, Donika Kadaj-Bujupi.ka thënë se ndëkombëtarët nuk duhet të ndërhynë në çështjet e brendshme të vendit.

Lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, që zgjedhjet nuk duhet të vinë nga dhuna, shefja e Grupit Parlamentar nga AAK, Donika Kadaj-Bujupi.ka thënë se ndëkombëtarët nuk duhet të ndërhynë në çështjet e brendshme të vendit.

“Si opozitë jemi të vetdijshëm se duhet të kemi partneritet me miqtë tanë ndërkombëtarë, por ne duhet që të problemet tona t’i zgjedhim vet e nuk duhet që të ndërhynë”, tha Kadaj-Bujupi.

“Korrupsioni do të luftohet kur do të kemi një qeveri të fortë e cila do të ketë prioritet zhvillimin e shtetit. ShBA dhe BE kanë investuar shumë në Kosovë, ata kanë investuar për shtetin tonë i cili po shkon drejt dështimit”, tha ajo.

Me deputeten Kadaj-Bujupi u diskutua edhe në lidhje me krizën politike si dhe zgjedhjen e presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat