Lavdim Krasniqi zgjedhet drejtor i përgjithshëm i sekretariatit të KPK-së

Kosova

Lavdim Krasniqi zgjedhet drejtor i përgjithshëm i sekretariatit të KPK-së

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 13:05

(E plotësuar) - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 8 vota për dhe pa asnjë kundër e ka zgjedh Lavdim Krasniqin për drejtor të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, zgjedhje e cila u bë me vota të hapura por pa mundësi xhirimi nga ana e mediave.

KPK në mbledhjen e parë me kryesues të ri, Blerim Isufajn, po ashtu e ka anuluar konkursin e brendshëm për prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit për shkak të ndryshimit të ligjit për Prokurorin e Shtetit.

Isufaj: Ligji e parasheh një vit më shumë përvojë të punës

“KPK me datë 5. 9.2015 ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për prokurorin në zyrën e kryeprokurotit të shtetit, pas daljes në pension të prokurorit Isuf Mezini, konkursi i shpallur duhet të anulohet pasi që është shpallur bazuar në kriteret e paraparë me ligjin për prokurorin e shtetit, ndërsa këto kritere kanë ndryshuar sipas ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për prokurorin e shtetit i cili është në fuqi nga data 1 janar 2016. Ju lutem vëreni se sipas ligjit për të emëruar prokuror në zyrën e prokurorit të shtetit ka qenë kush që kandidati të ketë 6 vite përvojë pune si prokuror, ndërsa sipas plotësim ndryshimit të ligjit nga 1 janari kërkohet që kandidati të ketë 7 vite përvojë. Prandaj këshilli duhet të merr vendim për anulimin e këtij konkursi. KPK unanimisht ka marrë vendim për anulimin e konkursit për përzgjedhjen e prokurorit në kuadër të zyrës së kryeprokurorit të shtetit”, ka deklaruar ai.

Sa i përket rritjes së pagës apo dhënies shtesë për prokurorët e krimeve të rënda, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumnezi, njëherit anëtar i KPK-së ka propozuar që të kërkohet që paga të rritet edhe për të gjithë prokurorët e prokurorive tjera.

Lumnezi: Paga të rritet për të gjithë prokurorët

“Gjyqtarët e departamenteve të krimeve të rënda kanë thënë se e kanë situatën shumë më të vështirë se prokurorët të cilët i paraqesin aktakuzat nga Prokuroria Speciale në departamentet e krimeve të rënda dhe ata duan m’u barazu përafërsisht me ta, m irëpo për shkak të pamundësisë buxhetore që me u barazu, ata me prokurorët e prokurorisë speciale qeveria në mbledhjen e vet ka marrë vendim që pas kërkesës së KPK-së që të ju jepet një shtesë e përkohshme vetëm gjyqtarëve nga departamenti i krimeve të rënda. Edhe pasi që kjo është realizuar dhe atyre u është dhënë një shtesë e përkohshme, në ndërkohë kemi bërë kërkesë edhe ne që të barazohen prokurorët nga departamentet e krimeve të rënda me gjyqtarët të cilët punojnë në departamentet e krimeve të rënda edhe në këtë drejtim përfaqësuesi i sekretariatit të KPK-së ka diskutuar me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe janë dakorduar që brenda buxhetit të cilin e ka KPK të sigurohen mjetet shtesë për disa muaj edhe për prokurorët e departamenteve të krimeve të rënda derisa të nxjerret ligji mbi harmonizimin e pagave. Edhe unë mendoj që ne të gjithë duhet mu pajtu që prokurorët e departamentet e krim eve të rënda duhet me u barazu me gjyqtarë se edhe ligji e thotë të njëjtën gjë e në të ardhmen të shohim që t’i rrisim të ardhurat personale apo ndonjë shtesë edhe për prokurorët e departamenteve të përgjithshme”, theksoi ai.

Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, propozoi edhe shpalljen e konkursit për prokuroritë themelore në Kosovë me 22 vende të lira.

Isufaj: Të shpallim konkurs për 22 vende

“Sa i përket konkursit për prokuror një prokuroritë themelore konsideroj se duhet të shpallim konkurs edhe atë për 22 pozita. Aktualisht kaq kemi mundësi. Kush është për”, deklaroi ai.

Mirëpo, për këtë kishte edhe pakënaqësi. Zejnullah Gashi propozoi të shqyrtohet vendimi.

Gashi: Të shqyrtohet vendimi

“Lidhur me numrin e gjithmbarshëm të prokurorëve nëse ka mundësi mu shty për votim lidhur me këtë konkurs në mbledhjet e ardhshme për shkak se konsideroj se për prokurorin ë e Prizrenit numri i propozuar dhe i vlerësuar nga ana e juaj është në kundërshtim me kërkesat e prokurorisë sonë. Andaj unë kisha kërku-prpozu nëse është edhe mendimi juaj që të shqyrtohet edhe një herë vendimi juaj i numrit të përgjithshëm i prokurorëve në nivel edhe të prokurorisë së Prizrenit e pastaj të merret vendim lidhur me konkursin për prokuror”, tha ai.

Lavdim Krasniqi tha se KPK vendos vetëm për numrin e përgjithshëm të vendeve të lira.

Krasniqi: KPK vendos për numrin e përgjithshëm të vendeve të lira

“Ne kemi finalizuar një dokument që e kemi quajtur analizë për vlerësimin e nevojave për prokuror dhe kjo është bërë në bazë të disa kritereve përkatësisht numrit aktual të prokurorëve, ngarkesës me lëndë, normës të cilën e kanë këta prokurore po ashtu edhe kemi marrë propozimet prej të gjitha prokurorive. Siç dihet në bazë të rregullativës normative aktuale këshill i vendos për numrin e përgjithshëm i cili do të shpallet me konkurs ndërsa numrin specifik nëpër prokurori e vendos po ashtu nga këshilli gjatë procesit”, tha ai.

Kryeprokurori Lumnezi për këtë pikë propozoi që numri i prokurorëve nëpër prokuroritë themelore të caktohet në proporcion me numrin e lëndëve.

Lumnezi: Numri i prokurorëve të jetë në proporcion me numrin e lëndëve

“Ne e morëm vendimin që të shpallet konkursi për 22 vende të lira për prokuror të nivelit themelor mirëpo shpërndarja e tyre e tha edhe kryesuesi që duhet ta kemi parasysh të bëhet në bazë të ngarkesës së prokurorëve me numrin e landëve edhe ta bëjmë në proporcion me numrin e lëndëve të pasuar me numrin e prokurorëve. Nëse një prokurori ka nevojë për prokuror të nivelit fillestar dhe ka nevojë për landë më të mëdha, më shumë atëherë aty duhet me qu numrin më të madh të prokurorëve”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket vendimit për kompensimin e anëtarëve të Këshillit dhe anëtarëve të Komisioneve, u mor vendim që kompensimi prej 25 përqind apo rreth 250 euro të vazhdojë të paguhet deri në takimet tjera të KPK-së, ku do të propozohet skemë e re e pagesës.

Për këtë pikë kishe debat në mes të anëtarëve të KPK-së pasi që Shkelzen Maliqi tha se duhet të sqarohet se rregullorja e cila është aprovuar më herët nga KPK vetëm i referohet dispozitës së ligjit dhe nuk e sqaron.

Kurse, Bahri Hyseni tha se këtë çështje e ka përcaktuar ligji dhe kjo pagë duhet t’i përfshijë të gjithë anëtarët e KPK-së.

KPK: Rritja e pagave të bëhet për të gjithë prokurorët

Këshillit Prokurorial i Kosovës ka anuluar konkursin për prokurorë në zyrën e kryeprokurorit të shtetit për shkak të ndryshimit të ligjit, i cili nga 6 vjet, kërkon 7 vjet përvojë të punës.

Po ashtu, u miratua pika për shpalljen e konkursit për 22 pozita për prokurorë nëpër prokuroritë themelore të Kosovës.

Këshilli e miratoi edhe kërkesën e sindikatës së judikaturës për kompensim shtesë në vlerë rreth 50 euro, të cilin kompensim e kanë marrë në të kaluarën si shërbyes civil, derisa këshilli kërkoi të propozohet në qeveri që të rriten pagat edhe për prokuroret e prokurorive tjera, njësojë siç ka ndodh për prokurorët që do të merren me krime të rënda

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat