Haradinaj: Zgjedhja e Thaçit President, vetëm sa e thellon krizën (Video)

Kosova

Haradinaj: Zgjedhja e Thaçit President, vetëm sa e thellon krizën (Video)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 10:50

(E plotësuar) - Në takim me presidenten nuk gjeta gatishmëri për të debatuar për kërkesat e mija, që ishin shpërbërja e parlamentit dhe zgjedhja e presidentit në mënyre te drejtpërdrejte. Nuk do të shkojë më në takime të tilla pa substancë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Kurse, presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Zgjedhja e presidentit në salla alternative veç sa do ta thellojë krizën.

Kështu pohoi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një diskutim në Forumin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja Fol. Ndërsa, i quajti spekulime deklaratat se AAK mund t’i bashkëngjitet koalicionit qeverisës.

Haradinaj: Nuk marrim pjesë në harrnime

“Në takim nuk gjeta gatishmëri. Nuk u pranu fare me u bisedu për këtë propozim. Ishte një sjellje besomni mu duke sikur me qenë gjashtë muaj përpara. Zoti Thaçi, z. Mustafa ishin shumë indiferent, qasja e tyre ishte e pakuptueshme, nuk reflektuan fare gjendjen që e kemi në vend. Bile u habita edhe me deklarimet e tyre më vonë, njëri më thoshte zhurmaxhi, tjetri thoshte që e keni kauzen fals. Nuk mundesh me quajt një kauzë fals në rast se asaj kauze ia kanë dhënë respektin 200 mijë njerëz përmes peticionit. Në shesh të kryeqytetit tonë kanë ardhu r aq shumë njerëz me 9 janar...me quajt kauzen tonë fals ishte një gabim. Një përjashtim prej çfarëdo shprese që zgjidhje mund të gjendet në tavolinë. Mendoj që zgjedhjet nuk janë suksesi i opozitës edhe ajo për diçka që opozita ka luftu. Ne e dimë që zgjedhjet kanë pasur me ardh një ditë kurdo qofshin por në situatën çfarë jemi tash zgjedhja janë zgjidhja, si të dalim nga kjo gjendje. Kjo nuk është një krizë që me çfarëdo harrnimi zgjidhet. Ka pasur plot fjalë që AAK po i bashkohet Qeverisë. Shiko këto janë gabim, me kriju vonesa. Aleanca dhe unë në këtë rast nuk marrim pjesë në asnjë lloj harrnimi, se nuk e zgjedhim krizën. Për me u zgjedh kriza duhet të ia japim mundësinë qytetarëve me u deklaru me shku në zgjedhje”, tha ai.

Haradinaj po ashtu pohoi se presidentja nuk duhet të ngutet me takime të ngjashme pa substancë, sepse është mashtrim. Duke pohuar se ai s’do të jetë pjesë e t akimeve të tilla.

Haradinaj: S’kthehem në takime të tilla

“Unë nuk mendoj më që presidentja duhet me u nxitu në takime të ngjashme. Janë edhe mashtrim ato takime. Janë veç vizuele dhe nuk ka substancë. Në rast se ka ndonjë ndryshim në përmbajtje nëse vërtet gjendet ndonjë propozim, që të dalim prej kësaj krize atëherë pse mos me diskutu. Por në gjendjen në çfarë e kam lëshuar takimin, nuk jam i gatshëm me u kthy në një takim të tillë. Sepse mendoj që është vërtetë abuzim, nuk është as respekt për ne as për qytetarin apo dikënd tjetër. Një përvojë bukur e vështirë, ka qenë një durim i jashtëzakonshëm me qendru deri në fund të takimit. Sepse kam dëgjuar vetëm retorika, retorika, retorike, thuajse se s’ka ndodh asgjë në këtë vend”, tha ai.

Presidenti sipas tij duhet të zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndërs a tha se Hashim Thaçi, nuk është kandidati i duhur për këtë post.

Haradinaj: Presidenti në mënyrë të drejtpërdrejtë

“Tani momenti kohor i zgjedhjes së zotit Thaçi nuk përkon me të gjitha ata parametrat, që ishte dashur me u bashku rreth dikujt që ishte dashtë me qenë president i vendit. Kemi të bëjmë me njeriun që është identifikuar si nxitës, si shkaktar si njeri nga kontribuuesit e krizës e polarizimit në shoqëri.. Ishte kanë shumë më e arsyeshme për Kosovën, që ai mos me shku rrugës së parlamentit. Presidenti i zgjedhur në një vend që është në krizë, në rast se zgjedhet sepse nuk besoj që ka me u zgjedh. Por në rast se zgjedhet imagjinoni zgjedhet në një sallë alternative, sepse ato metodat e kundërshtimit vazhdojnë në parlament nuk ka ndryshim..Imagjino me u zgjedh atje lartë, në kësi kontesti politik, ai po kthehet në njëfarë trageti dhe më të mad h të krizës”, tha ai.

Haradinaj foli dhe për metodat që përdori opozita, duke pohuar se nuk i pëlqejnë ato, sidomos gjuajtja me ve.

Haradinaj: E kam siklet me gjuajt me ve

“Mua nuk më pëlqejnë ato metoda. Mua nuk më ka pëlqyer me gjuajt vo. Shumë problem e kam pas me kap venë. Diqysh siklet më ka ardhë. Nuk me ka ra me gjuajt vo por kur e shifsha ashtu, jam kanë në siklet dhe se kam mendu ndonjëherë që ka me ndodh”, tha ai.

Haradinaj po ashtu tha se kundërshtimidhe se përkrahja po rritet, gjë e cila sipas tij do të shihet në protestën e 17 shkurtit, pasi që qytetarët po kërkojnë llogaridhënie dhe dorëheqje.

Haradinaj: Te Presidentja nuk gjeta gatishmëri reflektimi nga Mustafa e Thaçi, e vështirë të gjuaj me vezë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shkaktar I kësaj krize janë njerëzit që marrin vendime të mëdha. Ai ka thënë se tani momenti i Thaçit nuk përkon me parametrat që të jetë president.

“ Thaçi është njëri nga kontribuuesit e kësaj krize . Presidenti të zgjidhet direkt. Ish kanë mirë mos të shkohet rrugës së parlamentit . Nëse Thaçi zgjidhet në sall alternative, ky president nuk do të ketë efekt. Jemi kundër Thaçit president. Ai duhet të zgjidhet prej qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për gjuajtjen e vezëve. Madje ai ka thënë se nuk i kanë pëlqyer këto metoda.

“Nuk e kam paramenduar që unë një ditë do të gjuaj vezë. Nuk më kanë pëlqyer këto metoda por nuk kemi pas mundësi tjera që të kundërshtojmë këto marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj a folur sot në tryezën e OJQ-së FOL për situatën politike në vend.

Ai, ka thënë se se është pak kohë e ndejshme me fol.

“Përvjetori i pavarësisë ka dy pamje. Mirënjohja për ata që bënë për këtë vend, Pastaj protesta e atyre që janë të shqetësuar.

Janë dy marrëveshjet që bashkuan opozitën për të kundërshtuar këtë qeverisje. Ne e duam Republikën”, ka thënë Haradinaj.

“Në takim me presidenten nuk kam prit që më gjet ndonjë zgjidhje. Në këtë takim nuk gjeta gatishmëri nga Mustafa dhe Thaçi që të reflektojnë për kërkesat tona. Ata e quajtën kauzën tonë kauzë false. Opozita nuk ka luftuar për zgjedhje, po ato janë zgjidhja”, ka theksuar Haradinaj duke shtuar se “ nuk është i gatshëm të kthehet në një takim të tillë jo frytdhënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat