Bajrami i drejtohet Grabovcit: Pse nuk po filloni sesioni pranveror pasi i keni numrat?

Kosova

Bajrami i drejtohet Grabovcit: Pse nuk po filloni sesioni pranveror pasi i keni numrat?

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:15

Deputetja opozitare e Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Valdete Bajrami ka komentuar deklaratën e Grabovcit, kur ky i fundit tha se pozita i ka numrat.

Bajrami thotë se marrëveshjet që ranë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës nuk do të kalojnë pasi me 17 shkurt qytetarët do t’i dalin në mbrojtje të Republikës.

Ky është postimi i saj:

Më në fund u paraqitë z.Grabovci (shefi shefave), duke thënë që vendi nuk qenka në krizë dhe se pozita i ka numrat, ama pse bre nuk po e filloni sesionin pranverorë pasi që sipas jush nuk paska krizë dhe i keni numrat? Me të vërtet jeni bërë i tepër me NUMRAT.

Bile bile e kam edhe një pyetje për shefin e shefave, pse je vetëm në info magazinë, pse nuk jeni me dikend në ballafaqim? Edhe me të vërtet po më vjen shumë keq kur ju shoh e dëgjojë duke e mbrojtur me çdo kusht zajednicë dhe faljen e tokave, kjo është kulmi i kësaj qeverie jolegjitime.

Një porosi e kam për të gjithë ata që duan t'i realizojnë këto marrëveshje.

Marrëveshjet të cilat Gjykata Kushtetuese tha se nuk janë në frymën e saj, marrëveshjet të cilat e cenojnë sovranitetin e Republikës dhe cilat rrezikojn teritorin e Republikës nuk do të kalojnë pasi që me 17 shkurt qytetarët do t'i dalin në mbrojtje Republikës nga kjo qeveri e cila e shkeli aktin më të lartë juridik të shtetit, pra shkeli Kushtetutën, prandaj kohës tuaj po i vjen fundi!
#‎DORËHEQJE‬/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat