​Delawie, reagon për sulmin ndaj veturës së Kelmendit

Kosova

​Delawie, reagon për sulmin ndaj veturës së Kelmendit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 19:02

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nëpërmjet rrjetit social Twitter, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me sulmin e sotëm ndaj veturës së gazetarit, Adriatik Kelmendi.

Ai ka bërë thirrje që sulmet ndaj gazetarëve të mos tolerohen.

“I shqetësuar nga raportimet se gomat e veturës së Adriatikut janë shqyer; kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet toleruar”, ka shkruar Delawie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat