Haziri: Në Gjilan s’kemi pasur asnjë vrasje....

Kosova

Haziri: Në Gjilan s’kemi pasur asnjë vrasje....

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 18:11

Në emisionin e mëngjesit në KTV, ndër të tjera, theksova se Gjilani është Komuna më e sigurtë në Republikën e Kosovës. Për 25 muaj, s’kemi pasur asnjë vrasje. Ndërkaq, sa i përket infrastrukturës, po punojmë jashtëzakonisht shumë në rregullimin e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik, sikur edhe në hapjen e rrugëvë të reja, zgjerimin e tyre, trotuaret etj.

E kemi nisur ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Bujanoc, e cila ka gjerësi prej 27 metrash dhe shumë shpejt do të fillojmë në rrugën Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj.

Poashtu, ne po planifikojmë rregullimin e trafikut urban, e kemi kryer studimin e fizibilitetit dhe në bashkëpunim me policinë do ta fillojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm në qytet dhe në fshatra, shkruna i pari i Komuës së Gjilanit. LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat