Stançiqi vendi që po i ngjallë shpresat për zhvillim ekonomik në Malësinë e Karadakut

Kosova

Stançiqi vendi që po i ngjallë shpresat për zhvillim ekonomik në Malësinë e Karadakut

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:58

Shefqet Bajrami nga fshati Çelik, që gjendet afër pikës kufitare me Maqedoninë, thotë se, që kur ka filluar të flitet për rrugën Gjilan –Kumanovë, janë ndërtuar 15 shtëpi të reja në ato lokalitete. “Janë hapur biznese të reja dhe realisht rruga do ta zhvillonte turizmin, bujqësinë, por mbi të gjitha rruga do ta ndalonte shpërnguljen dhe do t`i kthente shumë familje në fshat. Ne kemi lidhje familjare me fshatrat shqiptare në Kumanovë dhe do të jetë një rilindje për këto zona, nëse realizohet ëndrra e kamotshme e rrugës së vjetër Gjilan – Kumanovë”, tha Bajrami.

Hapja e pikës kufitare në Stanqiq nuk shihet vetëm si pikë që do të afronte familjet shqiptare andej e këndej kufirit, por në radhë të parë hapja e pikës kufitare ngjallë shpresat se rajoni i Karadakut do të mund të përfitonte nga ekonomia dhe biznesi që do të mund të zhvillohej në mes të dyja vendeve.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërshtetërore për kushtet e udhëtimit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe Protokollin për mënyrën e ndërtimin dhe hapjen e Pikës së re kufitare të përbashkët për udhëtim rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve- Stançiq-Bellanoc.

Hapja e pikës kufitare në Stanqiq nuk shihet vetëm si pikë që do të afronte familjet shqiptare andej e këndej kufirit, por në radhë të parë hapja e pikës kufitare ngjallë shpresat se rajoni i Malwsisw sw Karadakut do të mund të përfitonte nga ekonomia dhe biznesi që do të mund të zhvillohej në mes të dyja vendeve, thotë kreu i Gjilanit Lutfi Haziri.

Njëri nga aktivistët dhe veprimtarët e palodhur që ka sensibilizuar pikën e Stanqiqit, Sabri Kadriu thotë se kemi shumë gjëra të përbashkëta mes dy popujve, kemi shumë mundësi që përmes rrugës në Stanqiq ta zhvillojmë jetën ekonomike e sociale. “Kufijtë gjithkund në Evropë janë formal dhe kështu do të duhej të ndodhë edhe në Stanqiq e Debëllde”, tha Kadriu.

Ambasadori i Maqedonisë, në Kosovë, Stojan Karajanov, pati thënë më herët në një takim në Gjilan se që nga koha kur Maqedonia e ka njohur Kosovën si shtet, janë nënshkruar mbi 22 marrëveshje bilaterale. “Në vitin 2009 nga ana jonë është dhënë ideja për hapjen e pikës kufitare në Stanqiq, e cila e shkarkon shumë kufirin në Bllacë. Në vitin 2010 ne i kemi dhënë Qeverisë së Kosovës draftin, por normalisht që kjo donë kohë dhe ne ndërkohë kemi konkurruar me projekte në Unionin Evropian ku janë ndarë mbi 2.5 milion euro për ndërtimin e rrugës së Kumanovës që shpije deri në Stanqiq”. Karajanov pati thënë se kufiri në Stanqiq do të jetë ndërkombëtarë dhe i hapur 24 orë./T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat