Qytetarëve të Kosovës Lindore po u shkelen të drejtat!

Kosova

Qytetarëve të Kosovës Lindore po u shkelen të drejtat!

Nga: M.L. Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:37

Sot koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj.Gentiana Shabani, zhvilloi një takim zyrtar në Akademinë e Shkencave të Kosovës ku u prit nga akademik Nexhat Daci.

Koordinatorja fillimisht e njoftoi për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore të cilët jetojnë në Kosovë, me theks të veçantë e njoftoi për diskriminimin e madh dhe shkeljet që po i bën Serbia duke i pasivizuar vendbanimet e këtyre qytetarëve e si pasojë e saj nuk po i pajisë as me dokumente të udhëtimit, ku më pastaj këta qytetarë kanë mbetur edhe pa dokumentacion edhe në Kosovë. Nga ai, ajo kërkoj mbështetje të plotë drejtë realizimit të një zgjidhje sa më të shpejtë për qytetarët e Kosovës Lindore pasi që ky është problem kombëtar dhe kërkon angazhimin e të gjitha figurave të shquara të Kosovës Lindore dhe krerëve institucional të Kosovës dhe Shqipërisë.

Akademiku Daci shprehu kënaqësinë për vizitën dhe u shpreh mjaftë i brengosur për këto probleme që po hasin këta qytetarë në Republikën e Kosovës.

Z.Daci premtoj bashkëpunim tëfuqishëmpër realizimin e kësaj kauzedhe në fund të takimit të dy palët u dakorduan që kjo çështje të mirret në konsideratë nga dy Qeveritë e pavarura shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që t’i dalin zot këtyre qytetarëve të Kosovës Lindore, për tu dhënë fund këtyre problemeve qëkërkojnë zgjidhje imediate./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat