Bashkëpunimi Vjenë-Beograd, Kosova hiqet nga harta e Serbisë

Kosova

Bashkëpunimi Vjenë-Beograd, Kosova hiqet nga harta e Serbisë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:35

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz dhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë prezantuar dje një plan bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Ky plan parasheh vazhdimin e mbështetjes së Vjenës për Beogradin në rrugën drejt BE-së. Disa media serbe e kanë quajtur skandaloz dokumentin pasi Kosova është lënë jashtë hartës së Serbisë.

Mediat serbe shkruajnë se asgjë nuk do të ishte kontestuese nëse Vuçiq dhe Kurz në këtë plan nuk do ta prezantonin Kosovën të ndarë nga Serbia.

Në tekstin e këtij plani thuhet se Austria do ta mbështes normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërkohë që parashihet bashkëpunim për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe zgjidhjen e kontesteve bilaterale.

Por ajo që i ka penguar mediat serbe është ana ilustrative e planit ku Kosova nuk është pjesë e hartës së Serbisë. Kjo në mediat serbe është interpretuar se Vuçiq dhe Kurz janë pajtuar që Kosova të mos jetë pjesë e Serbisë edhe pse Vuçiq thotë se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat