​Vetëvendosje akuzon kryetarin e Istogut për keqpërodirme në memorialin “Ibrahim Rugova”

Kosova

​Vetëvendosje akuzon kryetarin e Istogut për keqpërodirme në memorialin “Ibrahim Rugova”

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 16:23

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Istogut thotë se ka gjetur një varg shkeljesh të ligjit, si dhe të parimeve bazë të transparencës të llogaridhënies në këtë komunë, në projektin e memorialit “Ibrahim Rugova, ku, sipas Vetëvendosjes, i përfshirë është edhe kryetari i Istogut Haki Rugova.

Sipas Vetëvendosjes, punimet e këtij projekti po kryhen nga Kompania e Lash Shoshit, “Intering Construktion”, e regjistruar në vitin 2007, me kapital bazë prej 25,000 euro.

“Kjo është kompania e vëllait të Hajrush Shoshit, i cili është anëtar i Kuvendit Komunal të Istogut nga LDK-ja, dhe bashkëpunëtor i mirë i Kryetarit Haki Rugova”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas Vetëvendosjes, furnizimi me beton për këtë projekt po bëhet nga biznesi i familjes së kryetarit Rugova.

“Pjesa e punimeve me beton e këtij projekti është kryer nga kompania “Macon”, që është kompani e vëllait të Kryetarit Haki Rugova, e Gani Rugovës. Madje, 15% të aksioneve në këtë i ka vetë Kryetari i Komunës, gjë që dëshmohet edhe në raportin e agjencisë antikorrupsion”, thuhet tutje.

“Komuna e Istogut e udhëhequr nga Kryetari Haki Rugova është përfshirë në një cikël shkeljes h të ligjit dhe të parimeve bazë të transparencës dhe llogaridhënies. Në projektin e memorialit “Ibrahim Rugova” ata janë përfshirë ne shkelje të rënda të ligjeve në fuqi duke përfituar jashtëligjshëm për kompanitë e familjarëve të tyre”, thuhet në komunikatë.

“Pra siç shihet nga këto fakte në këtë projekt ka konflikt interesi, sepse edhe Kryetari i Komunës me kompaninë e vëllait të tij (pjesë e së cilës është edhe vetë), por edhe asamblisti i LDK-së, janë të përfshirë në këtë shkelje të rëndë. Ata kanë bërë edhe transfere financiare për kompanitë e tyre, pa i kryer punimet. Për fazën e dytë të projektit parat janë transferuar pa filluar ende punimet, dhe jashtë afateve ligjore mbi praktikën e pozicioneve dhe specifikacioneve”, thuhet në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat