Në Viti, opozita mbajti tubim mobilizues në prag të protestës së radhës

Kosova

Në Viti, opozita mbajti tubim mobilizues në prag të protestës së radhës

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:54

Në pritje të tubimit protestues të paralajmëruar për 17 shkurt, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, të enjtën në Viti, kanë mbajtur një tubim të përbashkët mobilizues, me qëllim për të ftuar qytetarët vitias për pjesëmarrjen sa më masive në protestën e tyre të radhës me 17 shkurt në Prishtinë, në ditën e përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë takim i cli nuk ishte edhe aq masovik para të pranishmëve kanë folur Albin Kurti, Sali Salihu, Ahmet Isufi, Xhevat Bislimi, Selvije Rexhepi, dhe Afrim Salihu kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Viti, të cilët para të pranishmëve duke potencuar rëndësinë e protestës gjithë popullore, kanë afirmuar fuqishëm vendosmërinë e opozitës së bashkuar për të kundërshtuar hapur dy marrëveshjet me Serbinë dhe me Malin e Zi, të cilat sipas tyre kërcënojnë sovranitetin e shtetit.

Në këtë tubim, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Albin Kurti foli për rëndësinë vendimtare të protestës së radhës dhe ka ftuar të gjithë qytetarët vitias të marrin pjesë masovishtë në protestën e 17 shkurtit, në të cilën do te kërkohet edhe dorëheqja e Qeverisë së tanishme.

“Nëse qytetarët e komunave të tjera të Kosovës kanë një arsye që të protestojnë, qytetarët vitias kanë dyfish më shumë arsye për të protestuar, sepse qytetarëve të kësaj ane të Kosovës u është bërë padrejtësi e madhe nga Plani i Ahtisarit kur është vendosur Komuna e Kllokotit, e cila ka copëtuar Komunën e Vitisë dhe prandaj duhet sa më shumë të jenë të angazhuar për të mbështetur aksionin e opozites u shpreh Albin Kurti. Qëllimi i takimit të sotëm, ishte në kuadër të përgatitjeve dhe koordinimin e angazhimeve të tri subjekteve opozitare të vendosura në mbrojtje të territorit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës në protestën e ardhshme. Aziz Zuka

Sali Salihu,kryetari VV dega ne Viti dhe deputet i Parlamentit te Kosoves

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat