Abrashi në Francë, kërkon thellim të bashkëpunimit në fushën e punësimit

Kosova

Abrashi në Francë, kërkon thellim të bashkëpunimit në fushën e punësimit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:28

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Francë. Ministri Abrashi përmes llogarisë së tij Facebook ka treguar për takimet, fokusin e vizitës si dhe të mirat që tentohen të nxirren nga bashkëpunimi më Francën në fushën e punësimit.

Ai ka shtuar se në fokus të diskutimeve ka qenë edhe gjendja politike ekonomike dhe politike, zhvillimi i miqësisë Kosovë-Francë dhe shkëmbimi i përvojave,njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i Abrashit në Facebook:

Në kuadër të vizitës në Paris, takuam zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të udhëhequr nga znj. Florence Mangin, Drejtoreshë për Evropë Kontinentale dhe zt. Guillame Rousson, zv. Drejtor për Ballkanin. Falënderuam shtetin e Francës për angazhimin dhe ndihmën e dhënë deri më tani në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe theksuam nevojën për një bashkëpunim më të thelle mes dy vendeve, posaçërisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik të këtij viti, ku fokusi do të jetë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe aftësimin profesional, do të dërgojmë një ekip ekspertësh në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete e të prekshme.

Gjithashtu takuam edhe deputetë të Asamblesë Kombëtare të Francës, anëtarë të grupit të miqësisë Kosovë – Francë, kryesuar nga deputetja Geneviève Gosselin-Fleury. Falënderuam grupin e miqësisë për rolin e tyre në thellimin e marrëdhënieve Kosovë – Francë duke theksuar se forume të tilla janë rruga e duhur për ndërtimin e miqësive jetëgjata. Diskutimi u fokusua kryesisht në zhvillimet e fundit dhe gjendjen politike dhe ekonomike në Kosovë. Deputetët shprehën gatishmëri për përkrahje konkrete të projekteve dhe ideve të bashkëpunimit të cilat i prezantuam gjatë vizitës në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat