Ministria e Kulturës mbështetë financiarisht në projekte me mbi 1 milion e 300 mijë euro Komunën e Vitisë

Kosova

Ministria e Kulturës mbështetë financiarisht në projekte me mbi 1 milion e 300 mijë euro Komunën e Vitisë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 13:57

Gjatë qëndrimit në komunën e Vitisë , Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është takur me kryetarin e kësaj komunë, Sokol Haliti, me të cilin përuruan përfundimin e punimeve në Qendrën e Rinisë së Vitisë, si dhe u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për renovimin e Muzeut të Shkollës së Parë shqipe, në Stubëll të Vitisë.

Shala dhe Haliti biseduan për bashkëpunimin ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve, veçmas në projekte të përbashkëta që lidhen me politikat kulturës, sportit dhe rinisë.
Ministri Shala dhe kryetari Haliti u shprehën se ky bashkëpunim me Komunën e Vitisë është konkret dhe në funksion të dinamizmit të jetës kulturore, të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe nxitjes së aktiviteteve rinore. “Ne po investojmë në shumë vende të Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve më të përshtatshme dhe më bashkëkohore për aktivitete kulturore, sportive dhe ato që lidhen me rininë”, u shpreh Shala.

E kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi Shalën për bashkëpunimin dhe projektet konkrete, me të cilat Vitia përfiton në infrastrukturë. Me këtë rast, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vitisë, nëpërmjet të cilit MKRS-ja investon 25 mijë euro për renovimin e Objektit - Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll të Epërme të Vitisë, ndërsa Komuna e Vitisë, 3 mijë euro.

Shala më ketë rast u shprehën se ky muze, është historia e Kosovës dhe e identitetit tonë, një vlerë kulturore e Vitisë dhe Kosovës, ndaj do ta ketë përkujdesjen shtetërore, në mënyrë që kjo trashëgimi të përcillet brez pas brezi. Kryetari Haliti u shpreh se me investimet në Viti, por ruhet dhe kultivohet një pasuri të madhe e Vitisë dhe Kosovës. Gjithashtu, ministri Shala dhe kryetari Haliti bënë përurimin e punimeve në Qendrën e Rinisë në këtë qytet, në të cilën MKRS-ja ka investuar 20 mijë euro. Ministri Shala, gjithashtu tha se procedurat për ndërtimin e Palestrës së Sporteve në këtë qytet priten të finalizohen në ditët në vijim. Ky projekt do të ketë vlerën rreth 1 milion euro. Po ashtu, shumë shpejt do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për renovimin e tërësishëm të Shtëpisë së Kulturës në Viti, në të cilin projekt MKRS-ja do të investojë rreth 300 mijë euro./Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat