Opozita e vendosur që të mos shoh e të mos dëgjojë!

Kosova

Opozita e vendosur që të mos shoh e të mos dëgjojë!

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:47

Opozita, “qorrazi” nuk do që t’i shoh deklaratat e ambasadës amerikane dhe gjermane, të cilat janë shpreh kundër zgjedhjeve. Dhe që sipas tyre, ato s’do të mund të ofronin zgjidhje për Kosovë. Zëdhënsi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, tha se zgjedhjet do të jenë të pashmangshme.

“Ne mendojmë që zgjedhjet në Kosovë, sikurse në çdo vend demokratik perendimor, duhet të përcaktohen nga institucionet vendore dhe nga qytetarët e atij vendi e jo nga ambasadat” tha Krasniqi. Më tej, Krasniqi, shtoi se është plotësisht normale që një qeveri që ka shkelur kushtetutën duhet të shkarkohet nga qytetarët e saj.

“Kjo do të ndodhte gjithkund nëpër vendet që kanë demokraci. Kjo do të ndodh edhe në Kosovë” – u shpreh Krasniqi. Në anën tjetër, sekretari i partisë Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, duket se kanë zgjedhur heshtjen në këtë situat. “Jo nuk kam, nuk i komentoj deklaratat e Ambasadorëve” – tha Sherifi.

Me gjithë insistimin tonë për t’a marrë një prononcim edhe nga rradhët e AAK-së, këta të fundit, nuk e panë të arsyeshme të përgjigjeshin./V.R/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat