Riinvest prezantoi programin “Specialist i zhvillimit lokal”

Kosova

Riinvest prezantoi programin “Specialist i zhvillimit lokal”

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 11:42

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, kryesuesi i Kuvendit, Mehmet Gashi dhe anëtarë të ekzekutivit të Komunës kanë pritur në një takim përfaqësues të Kolegjit Rinvest

Në këtë takim delegacioni i Kolegjit Rinvest ka prezantuar programin “Specialist i zhvillimit lokal”, në të cilin do të përfshiheshin zyrtarë komunalë të fushave të ndryshme.

Sipas tyre Rinvest ka gjithë stafin e përgatitur akademik dhe specialistik dhe ka bazën e të dhënave për komuna për kërkime të nevojshme, kushtet infrastrukturave dhe numër të mjaftueshëm studimesh për 20 komuna të Kosovës.

Qëllimi i këtij programi, sipas tyre, është avancimi i dijes mbi qasjet bashkëkohore për zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe rajonal. Krijimi i një mase kritike ekspertësh specialistë të akredituar nga fusha e zhvillimit lokal dhe rajonal për nevojat e administratës lokale dhe qendrore. Aftësimi për zbatimin e pjesës operative të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën. Avancimi i studimeve të zhvillimit lokal dhe rajonal.

Në përbërje të delegacionit të Rinvest -it ishin: z.Sejdi Osmani- kryetar i Institutit Rinvest, Bardhyl Meta –Drejtor Ekzekutiv, Hazir Gashi – Udhëheqës i Akademisë Profesionale dhe Albana Gashi – hulumtuese dhe ligjëruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat