MSA më 12 shkurt në këshillin e BE-së

Kosova

MSA më 12 shkurt në këshillin e BE-së

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 23:57

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit pritet që të miratohet nga Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare i Bashkimit Evropian këtë të premte me 12 shkurt.
Paraprakisht MSA është ratifikuar në Parlamentin Evropian më 21 janar.

Maja Kociançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian i ka thënë Tribuna Channel përmes postës elektronike se marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të jetë në Këshill në fund të kësaj jave.

Por në Ministrinë e Integrimeve nuk dua të komentojnë për afatet kohore siç thonë ata.

“Sa i përket afateve kohore, janë institucionet e BE-së ato të cilat do t’i vazhdojnë procedurat lidhur me këtë çështje”, i ka thënë televizionit Blerta Aliu, këshilltare për media e ministrit Bekim Çollaku.

Zbatimi i MSA, sipas BE pritet të fillojë majin prill më së largu në maj, thotë Kociançiq pas të dyja palët të kenë njoftuar njëra tjetrën sa kanë përfunduar procedurat në lidhje me këtë marrëveshje.

Për fillim të zbatimit të marrëveshjes shprehen të gatshëm në ministrin e Integrimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat