Thaçi nga Gjilani: PDK, e fuqizuar dhe udhëheqëse e Kosovës

Kosova

Thaçi nga Gjilani: PDK, e fuqizuar dhe udhëheqëse e Kosovës

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 20:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq është e fuqizuar dhe udhëheqëse e Kosovës.

“Secili nga ne duhet të krenohemi që partinë që e themeluam bashkë e kemi të fuqizuar dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës. Bashkë kemi fituar shumë zgjedhje lokale dhe nacionale meritueshëm, me vizion të qartë dhe program zhvillimor. Askush nuk mund t’i fitoj zgjedhjet pa program të qartë dhe pa vizion për qytetarin”.

Thaçi gjithashtu ka shtuat se PDK-ja ka dëshmuar kulturë demokratike edhe kur qytetari nuk ia kishte dhënë besimin.

“Kemi qenë tolerantë dhe besojmë se dialogu është çelësi i suksesit tonë. Fitoren e merr nga kutia e votimit, nga fitorja elektorale, këtë kulturë demokratike e konsiderojmë vlerë dhe arritje në vendin tonë, kjo duhet të respektohet nga të gjithë”.

Ai këto deklarata i ka dhënë derisa bashkë me Kadri Veselin dhe dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë, vizituan degën e PDK-së në Gjilan.

Ai gjithashtu ka thënë se “me kryetarin Zenun Pajaziti, PDK edhe në Gjilan do të shënoj fitore spektakolare”.

Ndërsa Veseli ka folur për qëllimin e bashkëbisedimit dhe filozofisë politike që i prinë këtij subjekti politik.

“Sot do të bashkëbisedojmë jo vetëm për fuqizimin e shtetit, që nëpërmjet sundimit të ligjit bëjmë hap më afër në rrugën tonë euro-integruese, por do të flasim edhe për marrjen e përgjegjësive të reja nga PDK-ja, edhepse opozita po përpiqet të pengojë vullnetin qytetar”.

Ai më tej theksoi se opozita duhet të ketë sjellje që nuk e dëmtojnë legjitimitetin demokratik.

“Dialogu, komunikimi, respektimi i institucioneve, si dhe forcimin e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në duhet të jenë prioritete tona të vazhdueshme”.

Veseli ka vënë në pah se shteti vepron me ligje, duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe presidenti i ri i Republikës së Kosovës do të zgjedhet brenda disa ditëve në përputhje me Kushtetutën.

“Sot po bashkëbisedojmë jo vetëm për fuqizimin e shtetit, që nëpërmjet sundimit të ligjit bëjmë hap më afër në rrugën tonë euro-integruese, por do të flasim edhe për marrjen e përgjegjësive të reja nga PDK-ja, edhepse opozita po përpiqet të pengojë vullnetin qytetar”.

Kryetari i degës së PDK-së, në Gjilan, Zenun Pajaziti tha se qytetarët e Gjilanit po e kërkojnë vrullin, dinamikën dhe projektin e PDK-së, ndërkohë që shprehi besimin në suksesin e Thaçit president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat